Kosova
Zëvendësi i Isa Mustafës në përkrahje të Ivanoviqit
Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Branimir Stojanoviq, ka qenë i pranishëm në protestën e organizuar në përkrahje të liderit të Iniciativës Qytetare ‘SDP’ Oliver Ivanoviq dhe të akuzuarit tjetër Dragolub Delibashiq.
Madje ai ka mbajtur edhe një fjalim para protestuesve duke u shprehur se kurrë nuk do ta lejnë vetëm Ivanoviqin, transmeton KosovaPress.
“Oliveri, por as edhe një serb tjetër nuk do të jetë në këtë pikë vetëm. Kurrë dhe asnjëherë”, tha Stojanoviq.
Protesta ku pretendohet të kenë marrë pjesë rreth 600 qytetarë të komunitetit serb ka nisur në orën 10:00 dhe ka përfunduar 30 minuta më vonë.
Ashtu edhe siç është nisur, protesta ka përfunduar e qetë.