Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,638 ▲1.14%
DOW 51,778 ▲0.61%
NASDAQ 26,418 ▲1.69%
NAFTA 95.97 ▼1.3%
ARI 4,421 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $78,097 ▲ +2.22% ETH $2,504 ▲ +2.73% XRP $1.3211 ▲ +1.82% SOL $105.5600 ▲ +5.39%
S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 95.97 ▼1.3 % ARI 4,421 ▲0.48 % S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 95.97 ▼1.3 % ARI 4,421 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Kronika

Rekomandimet e KiE për paraburgimin, Gogu: Po rishikojmë Kodin e Procedurës Penale

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se rekomandimet e Këshillit të Evropës po shërbejnë si një nga bazat e punës për rishikimin e Kodit të Procedurës Penale, me fokus kriteret e paraburgimit dhe forcimin e alternativave ndaj arrestit në burg.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka bërë të ditur se rekomandimet e Këshillit të Evropës për paraburgimin po integrohen në procesin e rishikimit të Kodit të Procedurës Penale.

Gogu i bëri komentet gjatë një tryeze të fokusuar te masat e sigurimit, vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë dhe jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas ministrit, bashkëpunimi me Këshillin e Evropës ka kaluar nga faza e rekomandimeve drejt reflektimit të tyre në procesin e reformës ligjore.

“Puna jonë me Këshillin e Evropës nuk mbaron me dokumentin që diskutojmë sot. Rekomandimet e tij po ushqejnë drejtpërdrejt punën që kemi nisur për rishikimin e Kodit të Procedurës Penale”, tha Gogu.

Në kuadër të këtij procesi, sipas tij, po shqyrtohen kriteret për vendosjen e paraburgimit, arsyetimi i individualizuar i masës së sigurimit, shqyrtimi efektiv i masave më pak kufizuese, aksesi në materialet mbi të cilat mbështetet kërkesa për masën e sigurimit, si dhe forcimi i alternativave ndaj arrestit në burg.

Gogu theksoi se reforma duhet të ruajë ekuilibrin mes efektivitetit të drejtësisë penale dhe garantimit të procesit të rregullt ligjor dhe lirisë së individit.

“Kapaciteti i shtetit për të hetuar dhe ndjekur penalisht duhet të mbetet i fortë. Por po aq të forta duhet të jenë garancitë e procesit të rregullt dhe mbrojtja e lirisë së personit. Njëra nuk fitohet duke dobësuar tjetrën”, u shpreh ministri.

Krahas ndryshimeve në kuadrin ligjor, Ministria e Drejtësisë po punon edhe për rikthimin në funksion të sistemit të mbikëqyrjes elektronike, i cili synon t’u japë gjykatave një mundësi reale për zbatimin e masave alternative ndaj arrestit në burg.

Sipas Gogut, është siguruar financimi i nevojshëm për vitin 2027 dhe objektivi është që sistemi të jetë operacional në mars 2027.

“Një alternativë që shteti nuk e ofron realisht, nuk është alternativë. Kjo është përgjegjësi e ekzekutivit, jo e gjykatës”, deklaroi Gogu.

Sistemi i ri parashikohet të mbështetet nga personel i trajnuar dhe protokolle të përcaktuara për reagimin dhe raportimin pranë gjykatës dhe prokurorisë. Në këtë kuadër, parashikohet edhe forcimi i kapaciteteve të Shërbimit të Provës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.