Rekrutuan luftëtarë për në Siri, GJKKO: 14 të dënuar, në total 112 vite burg
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të enjten, më 11 qershor, vendimin për një grup prej 14 personash të akuzuar për rekrutimin e luftëtarëve për në Siri me qëllime terroriste. Në total, gjykata ka dhënë 112 vite burgim.
Sipas vendimit, Shyqyri Kaca dhe Saimir Kaca janë dënuar secili me nga 10 vite burg, pas bashkimit të dënimeve për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”.
Ndërkohë, Enes Kaca është dënuar me 5 vite burgim, duke u gjykuar si i mitur. Për të tjerët, Bajram Sulaj, Arbër Stafasani, Etion Zani dhe Erion Luto, gjykata ka caktuar nga 9 vite burg për secilin.
Pjesa tjetër e të pandehurve është dënuar me masa që variojnë nga 4 deri në 8 vite burgim.
Gjykata ka urdhëruar që dënimet të vuahen në burgje të sigurisë së lartë, ndërsa ekzekutimi i vendimit i është ngarkuar SPAK-ut.
Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm brenda 15 ditëve nga njoftimi i arsyetimit të plotë të tij.
DËNIMET
Shyqyri Kaca 10 vjet
Saimir Kaca 10 vjet
Enes Kaca 5 vjet
Ditar Bala 8 vjet
Bajram Sulaj 8 vjet
Fatbardh Taushani 8 vjet
Ali Balliu 7 vjet
Arbër Stafasani 9 vjet
Usejd Stafasani 4 vjet
Etion Zani 9 vjet
Nertil Hysenllari 8 vjet
Ledio Mehmeti 8 vjet
Erion Luto 9 vjet
Erdet Korro 8 vjet



Mendoj se hetimet penale duhet të ishin të thelluara e të vërtetuara me prova ligjore për secilën vepër penale për secilin anëtar të grupit në vartësi të qëllimit terroristë të secilit prej tyre se ku vërtetohej akuza e secilit prej tyre.
Aktet terroriste duhen parandaluar dhe dënuar kur kryhen nga individë ose grupe individësh. Aktet terroriste kërkojnë motivin politik të kryerjes së secilës vepër penale dhe në interes të kujt pale janë kryer ., cilat janë pasojat politike dhe ekonomike që kanë sjellë ato vepra penale në dëm të shtetit shqiptar
Besnik Daci
SHBA- për kapjen e presidentit të shtetit të Sirisë, si terrorist dhe drejtues i grupeve terroriste caktoi 10 milion USD për kapjen e tij.
Më mbas këtë terrorist e prit në shtëpinë e bardhë presidenti amerikan Donald Trump