Ekonomia
Remonti në stacionin e Bërxullës, disa zona të Tiranës pa ujë për 3 ditë
Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njoftoi të hënën se, për shkak të disa remonteve që po kryen OST në stacionet e pompimit në Bërxullë, në disa zona të kryeqytetit do të kenë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas UKT-së kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm do të ketë në zonën e Unazës së Re, në Yzberisht, dhe në rrugën “3 Dëshmorët”, nga data 3-5 gusht nga ora 08:00 deri në 18:00.
Situata do të normalizohet pas kthimit të energjisë elektrike në këtë stacion pompim, bën të ditur UKT.