Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 93.97 ▼2.2%
ARI 4,394 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $83,809 ▲ +4.4% ETH $2,702 ▲ +4.92% XRP $1.4774 ▲ +7.32% SOL $115.6200 ▲ +7.08%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.97 ▼2.2 % ARI 4,394 ▼0.7 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.97 ▼2.2 % ARI 4,394 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

RENEA dhe amerikanët e “Green Berets”, trajnime intensive antiterrorizëm

Efektivët e repartit special elitë RENEA kanë zhvilluar një trajnim 5-javor intensiv, të një shkalle të lartë profesionaliteti dhe ekspertize, së bashku me përfaqësues të Forcës Speciale Ushtarake amerikane “Green Berets”.

Ky trajnim u zhvillua në ambientet e repartit special RENEA dhe në poligonin e distancave të largëta në Bizë.

Trajnimi “JCET 2022” angazhoi, përmes lëvizjeve, metodave, reagimeve dhe manovrave të shumta, njësinë e snajperëve, grupet taktike dhe seksione të tjera të repartit special RENEA.

Objektivi kryesor i këtij trajnimi ishte ofrimi i ekspertizës dhe i praktikave më të mira amerikane, për proceset e komandimit dhe kontrollit gjatë operacioneve policore komplekse antiterrorizëm. “JCET 2022” u përqendrua konkretisht në rolin dhe detyrën e Repartit Special RENEA gjatë situatave të luftimit në ambiente të hapura dhe të mbyllura, survejimit, targetimit dhe ekzekutimit të objektivit, si dhe në finalizimin me sukses të operacioneve policore në mjedise rurale, me vështirësi të shtuar të terrenit.

Përfaqësuesit e Forcës Speciale Ushtarake amerikane, “Green Berets” vlerësuan profesionalizmin e treguar gjatë këtyre trajnimeve nga efektivët e repartit special elitë RENEA, si dhe shprehën gatishmërinë e plotë për ta asistuar me trajnime të mëtejshme për aspekte të tjera të punës së tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.