Bota

Renzi: Mbrojmë Shengenin, nuk do të lejojmë ta shkatërrojnë

“Ata që duan të shkatërrojnë Shengenin duan të shkatërrojnë Europën dhe ne italianët nuk do e lejojmë”. Fjalë të ashpra këto të kryeministrit italian Matteo Renzi, i cili nuk ndal kritikat e tij ndaj një pjese të përfaqësuesve të Bashkimit Europian, ata që ai i konsideron si profesionistë të polemikave.

“Nëse duam të zgjidhim problemin e emigrantëve duhet një strategji afatgjatë dhe jo polemikëza të rëndomta. Ka mbaruar koha kur Europa na thoshte ç’duhet të bënim, ne i japim Brukselit njëzet miliardë dhe marrim prej tij njëmbëdhjetë ” deklaroi ai.

Pasi Italia bëri të ditur se do të marrë pjesë në fondin prej 3 miliardë eurosh që do t’i jepet Turqisë për menaxhimin e situatës së emigrantëve, kreu i qeverisë së Romës shprehu hapur pakënaqësinë e tij për trajtimin e pabarabartë: “Eshtë absurde, u shpreh ai, që shpenzimet e përballuara për të shpëtuar fëmijët nga Eritreja që mbërrijnë në Sicili, të konsiderohen në mënyrë tjetër nga ato që duhen për të shpëtuar fëmijët që mbërrijnë në Greqi në brigjet e Egjeut”.

Disa herë ai ka përsëritur se emigrantët janë të gjithë njëlloj  Italia ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish ndërsa Europa kthente sytë tjetërkund dhe se emigrantët janë të gjithë njëlloj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button