☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.04 ▲0.8%
ARI 4,511 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,396 ▲ +1.23% ETH $2,177 ▲ +1.25% XRP $1.4177 ▲ +0.38% SOL $91.7800 ▲ +1.41%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.04 ▲0.8 % ARI 4,511 ▼0.91 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.04 ▲0.8 % ARI 4,511 ▼0.91 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Renzi: Refugjatët nga Shqipëria mund të marshojnë drejt Italisë

Sipas kryeministrit të Italisë Matteo Renzi, duhet punuar më shumë me përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendeve ballkanike si Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia. Kete Renzi e ka thënë gjatë një interviste dhënë për të përditshmen gjermane Die Welt.

Sipas tij, anëtaresimi më i shpejtë i vendeve të Ballkanit, është gjëja më e mirë që mund të bëjë BE për tu përballur si duhet fluksi i emigrantëve.

“Evropa duhet të ndryshojë taktikë me anëtarësimin e vendeve. Deri më tani bashkimi është shtrirë vetëm në lindje . Por perjashtimi i Ballkanit ishte një gabim tragjik dhe historik. Shqipëria , Mali i Zi dhe Serbia duhet te jenë prioritet ne kete bashkësi të madhe”, ka thënë Renzi.

Sipas Renzit, mbyllja e kufijve të vendeve të Europës do të krijojë një tjetër linjë për emigrantët që do të kalonte nëpërmjet Shqipërisë për të arritur në Itali. Në tërësi, muret shton ai nuk janë drejtimi i duhur për Europën.

“Ne nuk mund të ndërtojmë mure të reja . Muret janë ndërtuar per tu rrëzuar sepse ato nuk mund të jenë mbrojtje, por kurth. Problemi i refugjatëve duhet të zgjidhet teksa jemi te bashkuar dhe duhet ta kemi të qartë se do të zgjasë për shumë vite”, vijon Renzi.

Renzi nuk i trembet ekstremistëve dhe atyre që i luftojnë emigrantët por dëshiron të besojë tek ideali i Bashkimit Europian teksa thotë: “Kjo është një çështje që nuk prek vetëm kryeministrin e Hungarisë, Orban, dhe për këtë temë nuk ka një ndarje në të majtë apo të djathtë ndër partitë evropiane. Ketu po perballemi me një ndarje gjeografike, jo politike, ndërmjet atyre qe e njohin Evropën si një ideal të madh e të përbashkët dhe atyre që e shohin atë si perfitim ekonomik. Unë futem tek ata që beson ende tek ideali. Bashkimi nuk mund te ekzistojë pa një menaxhim të përbashkët të sfidave të kohës. BE nuk është thjesht një sistem rregullash dhe ne nuk përbëjmë thjesht nje bashkësi tatimpaguesish. Evropa është një vend me 500 milionë banorë. Për botën ajo përbën modelin e qyteterimit dhe ne mund t’ia dalim”.

1 Koment

  • Gjergji 14 November 2015, 11:41

    Nuk e kuptoj perse kryeartikulli i Gazetes DIE WELT KOMPAKT Ost=Länder sollten uns nicht Moral
    diktieren , qe ne shqip do te thote: Shtetet lindore nuk mund te na diktojne ne moral,deformohet.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.