Kronika

Manjani: Gjykata e Krimeve të Rënda, histori suksesi; jo tolerancë ndaj zyrtarëve

Gjykata e Krimeve të Rënda ka zhvilluar gjatë ditës së mërkurë analizën e saj vjetore. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i pranishëm në këtë analizë vlerësoi punën e këtij institucioni, ndërsa theksoi se “krijimi i kësaj gjykate ka qenë një nga arsyet kryesore që Shqipëria është bërë pjesë e NATO-s”.

Manjani kërkoi nga kjo gjykatë, por dhe nga prokuroria, hetim dhe ndëshkim, madje në rrethana të rënduara të çdo zyrtari, deri tek nivelet e larta. “Ky është viti i 12-të i punës së Gjykatës së Krimeve të Rënda. Një histori suksesi, që nxiti pranimin e vendit tonë në Aleancën e NATO-s. Kjo Gjykatë dhe trupa gjyqësore e cila drejton dhe punon në këtë gjykatë bëjnë një punë të jashtëzakonshme, pasi janë të “detyruar” të marrin vendime për pjesën më të rrezikshme të shoqërisë. Prandaj ju ftoj të vijoni kështu dhe të dënoni të gjithë gjyqtarët, që kapen në shkelje, madje dhe në rrethana të cilësuara”, theksoi Manjani.

Sipas Ministrit të Drejtësisë, qytetarët shqiptarë i janë borxhli trupës gjyqësore të kësaj gjykate për punën që bëjnë. “ Sot të gjithë qytetarët shqiptarë i janë borxhli gjyqtarëve të kësaj gjykate, që me vendimin e tyre kanë larguar nga rruga elementët kriminal, të cilët shkaktojnë dëme për jetën e njerëzve. Prandaj më lejoni t’ju përgëzoj për këtë”, tha Kreu i Ministrisë së Drejtësisë.

“Ajo që ne na ka dhënë kredo shtetformuese është Gjykata e Krimeve të Rënda. Në momentin që u krijua Gjykata e Krimeve të Rënda ishte një moment kur popullsia ishte e armatosur, bandat shëtisnin rrugëve dhe sistemi gjyqësor normal nuk i përgjigjej. Sot kemi banditë në burg, banda të shkatërruara dhe kjo punë nuk është bërë pa kontributin tuaj të përditshëm, pa mundin tuaj, që disa prej jush ngrihen në mëngjes dhe shoqërohen nga truproja”, vijoi Manjani.

Duke folur për reformën në drejtësi, Manjani theksoi se reforma në drejtësi duhet të bëhet patjetër, si kushti kryesor për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Ministri vlerësoi punën e gjyqtarëve të këtij institucioni dhe u shpreh se “nuk ka shumë ankesa për Gjykatën e Krimeve të Rënda”. Ai shtoi se çështja më e diskutuar për këtë gjykatë është shpallja të pafajshëm e 2% të të pandehurve, çka nuk është një skandal, por po të shohësh rastet konkrete, aty krijohet gjullurdia, prandaj në këtë drejtim, ju ftoj të jeni më të vëmendshëm. Pasi në disa raste kemi qenë në vështirësi edhe karshi partnerëve të Bashkimit Europian”, përfundoi Ministri Manjani, i cili u shpreh i gatshëm të bashkëpunoj me gjykatat për të ndrequr shqetësimet e tyre.

Kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni u shpreh kundër draftit të reformës për shkrirjen e Krimeve të Rënda, madje kërkoi që t’i shtohen kompetencat. “Nuk jemi dakord për shkrirjen e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Është e panevojshme që Gjykata e Krimeve të Rënda të ndryshojë emërtesë. Shkrirja e Gjykatës dëmton gjykimin e çështjeve që janë në gjykim. Do ishte më mirë që Gjykatës t’i shtohen kompetencat. Shkrirja e Gjykatës dëmton gjykimin e çështjeve që janë në gjykim. Gjykata ka ndikuar në luftën ndaj trafiqeve e krimit të organizuar. Kemi kërkuar në Komisionin e Posaçëm të Reformës opinion për statusin e gjyqtarëve të Krimeve të Rënda”, tha Simoni

Kreu i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Fehmi Petku rreshtoi dhe disa shqetësime të tjera lidhur me mbarëvajtjen e punës së këtij institucioni. Sipas tij, gjyqtarët nuk duhet të degdisen sa ë një gjykatë në një tjetër. “Duhen unifikuar çështjet, duhet mundësuar moslëvizja e shumtë e gjyqtarëve, pasi ne kemi në tagër dhe gjykimin e gjyqtarëve në rast se ata kapen në kundravajtje dhe degdisja e shumtë e gjykatësve sjell problemin e moskomptencës së gjykimit për shkak të njohjes”, vijoi Petku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button