Replika Bardhi-Balla për pagat e magjistratëve, Kreu i PS: Jeni hipokritë, Kreu i PD: Po shkelni Kushtetutën
Një përplasje mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shënuar gjatë diskutimeve në Kuvend lidhur me projektligjin për pagat e magjistratëve.
Bardhi kërkoi që votimi i projektligjit të hiqet nga rendi i ditës, duke argumentuar se nevojitet më shumë kohë për konsultim me institucionet e drejtësisë.
“Duhet të hiqet nga rendi i ditës votimi i pagave të magjistratëve. Rrezikoni të shkelni përsëri Kushtetutën. Të marrim kohën e duhur për të diskutuar me institucionet e drejtësisë”, deklaroi Bardhi.
Kërkesa u kundërshtua nga Taulant Balla, i cili tha se projektligji do të diskutohet dhe votohet në seancën e Kuvendit.
“Më vjen mirë që PD del në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ligji sot do të diskutohet, jemi këtu për të votuar një projektligj. Kërkesa është hipokrite”, u shpreh Balla.
Kreu i grupit parlamentar socialist i bëri gjithashtu thirrje Presidentit që ta dekretojë menjëherë ligjin, me argumentin se në këtë mënyrë do të mundësohet zhbllokimi i pagave.
Në seancë u rrëzua kërkesa e PD-së për heqjen nga rendi i ditës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.