☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 12 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $63,852 ▼ -0.41% ETH $1,788 ▼ -0.26% XRP $1.0938 ▼ -0.99% SOL $76.1300 ▼ -2.29%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
12 Jul 2026
Breaking
Kronika

Reshjet në Tiranë, Veliaj: Situata nën kontroll, ndërtimet pa kriter shkaktarë të përmbytjeve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha të dielën se situata e krijuar nga reshjet e fundit në kryeqytet është tërësisht nën kontroll, vetëm zona e Zall Bastarit mbetet problematike.

Në një prononcim telefonik për News 24, Kryebashkiaku Veliaj tha se gjatë gjithë ditës ka qenë në zona të ndryshme të Tiranës për të vëzhguar nga afër situatën dhe fatmirësisht në Tiranë nuk ka pasur humbje jete apo dëme të mëdha materiale “Situata në Tiranë është normalizuar. E dinim që do binte shi, por jo në këtë intensitet. Gjithësesi ne i qëndruam  pranë qytetarëve dhe gjatë gjithë ditës kam qenë në zona të ndryshme të Tiranës, si Kombinat, Laprak, Ndroq, Kashar etj. Po ashtu në Zall Bastar ku është situata më problematike është nënkryetari i Bashkisë Seferi, i cili së bashku me shtabet e emergjencës po përpiqet të tejkalojë ngërçin”, tha Veliaj.

Ai tha se përmbytjet kanë ardhur nga papërgjegjshmëria. Sipas Veliaj, në Tiranë shkaktarë janë ata që kanë dhënë leje ndërtimi apo kanë legalizuar banesa pranë apo mbi kolektorë, apo pranë lumenjve, si dhe vetë qytetarët të cilët kanë zgjedhur një zonë të tillë për të ndërtuar, çka sjell dhe këto problematika. “Ata që kanë dhënë leje në mënyrë të paligjshme. Ata që kanë shkelur çdo llojë norme ndërtimi, duke legalizuar ndërtesa mbi kolektorë apo afër shtratit të lumenjve, minimalisht duhet të heshtin”, tha Veliaj, duke iu përgjigjur dhe akuzave të opozitës dhe konkretisht të anëtarit demokrat të Këshillit Bashkiak, Leonard Olli.

veliaj 2“Ne po përpiqemi të normalizojmë situatën dhe kemi nisur tashmë një politikë drastike për këtë ngërç, pra për ndërtimet pranë kolektorëve dhe shumë shpejt, nga viti ardhshëm do të nis prishja e këtyre ndërtimeve pa kriter urbanistik, që shkaktojnë dhe këto përmbytje”, garantoi Veliaj. Sipas tij, banesa të shumta në zonën e bregut të lumit, nuk duhet të ekzistonin dhe si këto banesa ka në shumë zona të Tiranës.

“Ne vlerësojmë dhe i mirëkuptojmë shqetësimet e qytetarëve, prandaj këtyre personave që do i prishen banesat do u jepen disa alternativa, pra banesa sociale, shpronësimet etj”, tha Veliaj, që sqaroi se një qasje e kësaj nisme ka nisur në njësinë bashkiake nr. 9 dhe nr. 7 në kryeqytet

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.