🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 99.51 ▲1.27%
ARI 4,531 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,647 ▲ +0.44% ETH $2,131 ▲ +-0% XRP $1.3719 ▲ +0.17% SOL $86.3000 ▲ +1.59%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.51 ▲1.27 % ARI 4,531 ▼0.09 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.51 ▲1.27 % ARI 4,531 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Arte

Restaurimi i fasadës dhe përforcimi strukturor i Muzeut Historik Kombëtar, nga fillimi i punimeve në 2024 deri në…

Punimet e fazës së parë restauruese dhe përforcuese në Muzeun Historik Kombëtar janë drejt përfundimit. Projekti për restaurimin, rikonstruksionin dhe muzealizimin e Muzeut Historik Kombëtar solli dhe mbylljen e institucionit më të rëndësishëm muzeor në vend, ndërsa nga fillimi i punimeve në vitin 2024 faza e parë e tyre përfshin dhe rinovim të fasadave dhe përforcim strukturor. Muzeu gjithashtu është dhe pjesë e listës së institucioneve të trashëgimisë kulturore kombëtare, që rezultoi me dëmtime pas vlerësimit të tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 dhe me një nevojë për ndërhyrje, që po kryhet në kuadër të programit “EU4Culture”.

Ministri Blendi Gonxhja thekson rëndësinë e përfundimit të fazës së parë restauruese dhe përforcuese në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, ku pas restaurimit të fasadës dhe heqjes së skelave tashmë zbulohet pamja e rikuperuar e godinës, ndërsa punimet strukturore vijojnë. “Janë drejt përfundimit punimet e fazës së parë restauruese përforcuese në Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të programit “EU4Culture”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Pas përfundimit të ndërhyrjeve në fasadë dhe heqjes së skelave mbrojtëse, tashmë zbulohet pamja e restauruar e godinës, ndërsa puna vazhdon për përfundimin e plotë të fazës së parë të implementimit të ndërhyrjeve strukturore”, shprehet Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Në dhjetor 2023, u prezantua projekti për restaurimin dhe rimuzealizimin e Muzeut Historik Kombëtar, ku në vijim në 2024 u rrethua dhe kantieri i Muzeut Historik Kombëtar për punimet e rikonstruksionit. Punimet në fazën e parë në Muzeun Historik Kombëtar përfshijnë: Paketim dhe evakuim të artefakteve; Konsolidim dhe përforcim strukturor; Rinovim të fasadave dhe izolimin e çatisë; Instalimin e sistemit të monitorimit CAM; Restaurimin e fasadës me teknologji moderne (fibra karboni dhe xhaketim kolonash).

Vazhdimësia e punimeve

Projekti për restaurimin, rikonstruksionin dhe muzealizimin e Muzeut Historik Kombëtar po vijon, ndërsa është dhe ndërhyrja më e madhe që po kryhet në këtë ndërtesë. Drejtoresha e MHK, Elenita Roshi, shpjegon se fillimisht u restaurua mozaiku “Shqipëria” dhe për të vijuar me pjesën tjetër të fasadës së Muzeut Historik Kombëtar. “Ja ku jemi para fasadës së Muzeut Historik Kombëtar tërësisht e restauruar. Fillimisht u restaurua mozaiku “Shqipëria” dhe pastaj pjesa tjetër e fasadës së Muzeut Historik Kombëtar. Ajo çfarë po ndodh këtu është përforcimi dhe krijimi i një strukture shumë të fortë dhe të qëndrueshme ndaj tërmeteve.

Muzeut Historik Kombëtar i është shtuar jeta”, shprehet ajo në një videomesazh për punimet në MHK. Drejtoresha Elenita Roshi ndalet dhe për zonën, ku ruhen të gjitha ikonat pjesë e pavionit të Ikonografisë të Muzeut Historik Kombëtar, të cilat janë paketuar. “Janë vendosur në një mënyrë të cilën mos ta dëmtojnë, madje ta ruajnë objektin dhe ruhen këtu për periudhën nga fillimi i punimeve në vitin 2024 deri në momentin e mbarimeve të tyre”, shprehet ajo. Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.