Restaurimi i ndërtestës historike Limoges pas zjarrvënies, mblidhen mbi 1 milion euro nga donatorët
Donacionet e mbledhura për restaurimin e bashkisë historike të Limoges në Francë kanë tejkaluar një milion euro. Donacionet u mblodhën pasi ndërtesa pësoi dëme të mëdha nga zjarri gjatë ngjarjeve të dhunshme të 17 tetorit.Sipas Ministrisë Franceze të Kulturës, mbledhja e fondeve e organizuar nga Fondacioni i Trashëgimisë Kulturore kishte mbledhur një total prej 1,007,700 eurosh deri në mesditën e së hënës, me pjesëmarrjen e më shumë se 9,000 donatorëve.
Ndërtesa historike, e cila u përurua në vitin 1883 dhe është një nga monumentet më të rëndësishme arkitekturore të qytetit, pësoi dëme serioze kur u përfshi nga flakët gjatë incidenteve që shpërthyen në prag të protestave të 17 tetorit. Ministria Franceze e Kulturës njoftoi të hënën se ndërhyrjet e para për të stabilizuar pjesët e ndërtesës që kanë pësuar dëme serioze janë planifikuar të përfundojnë deri në fillim të vitit 2027.Kjo përfshin instalimin e një çatie të përkohshme për të mbrojtur elementët e mbetur strukturorë nga moti dhe për të kufizuar rrezikun e dëmtimeve të mëtejshme.Faza kryesore e projektit pritet të fillojë në vitin 2028, me një kohë përfundimi të parashikuar prej 2030-2031. Shërbimet kompetente vazhdojnë të vlerësojnë dëmet me qëllim përcaktimin e shumës së fondeve që do të kërkohen për rindërtimin dhe restaurimin e plotë të ndërtesës.
🔵#Francia In soli 15 giorni è stato raccolto quasi 1 mln di euro per contribuire al restauro del municipio di Limoges, gravemente danneggiato da un incendio durante le proteste dei giorni scorsi. Un’ondata di grande solidarietà per salvare l’edificio storico, eretto nel 1883 pic.twitter.com/TcNKEbVqLk



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.