🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,592 ▼0.35%
DOW 52,297 ▼0.36%
NASDAQ 25,366 ▼0.39%
NAFTA 88.52 ▼0.25%
ARI 3,900 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $69,070 ▼ -5.93% ETH $1,940 ▼ -5.11% XRP $1.0276 ▼ -2.34% SOL $79.9800 ▼ -3.67%
S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.52 ▼0.25 % ARI 3,900 ▲0.38 % S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.52 ▼0.25 % ARI 3,900 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Politika

“Reuters”: Faktorët që vunë në pikëpyetje mbajtjen e Samitit të NATO-s në Tiranë! Europa nuk do që të përballet m

Samiti i NATO-s nuk pritet të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027, pavarësisht planeve të mëparshme që Shqipëria të priste takimin e radhës të liderëve të aleancës.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” kishte raportuar që në qershor se organizimi i samitit në Shqipëri ishte vënë në pikëpyetje, për shkak të kundërshtimeve nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump dhe pakënaqësisë së disa vendeve anëtare lidhur me nivelin e ulët të shpenzimeve të Shqipërisë për mbrojtjen.

Sipas “Reuters”, rezistenca e administratës amerikane dhe pakënaqësia brenda NATO-s kanë qenë dy faktorët kryesorë që kanë vënë në dyshim planin për organizimin e samitit në Tiranë gjatë vitit të ardhshëm.

Një tjetër element që ndikon në këtë situatë është edhe mundësia që NATO të heqë dorë nga praktika e viteve të fundit për organizimin e samiteve çdo vit.

Ky ndryshim do të shmangte gjithashtu mundësinë e një përballjeje të tensionuar me presidentin amerikan Donald Trump gjatë pjesës së mbetur të mandatit të tij.

Diplomatë të cituar nga Reuters bëjnë të ditur se Aleanca mund të vendosë ende të organizojë një samit në vitin e ardhshëm, por jo në Tiranë.

Ndërkohë, një zyrtar i NATO-s ka konfirmuar se samiti i ardhshëm do të mbahet në Shqipëri, por data ende nuk është përcaktuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.