Reuters: Gjermania vazhdon bashkëpunimin me Huawei për 5G
Gjermania aktualisht nuk po ndjek përjashtimin britanik të furnizuesit kinez të rrjetit Huawei nga rrjeti 5G. Qeveria ka zgjedhur një qasje e cila përshtat kërkesat e sigurisë për operatorët e rrjetit cellular, me sfidat aktuale të sigurisë, tha një zëdhënës i qeverisë në Berlin. “Këto kërkesa zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë ofruesit dhe prodhuesit.”
Në të njëjtën kohë, Qeveria Federale bën thirrje për një koordinim të ngushtë evropian. “Është e padiskutueshme që janë të nevojshme standarde të larta sigurie për të zgjeruar rrjetet e reja celulare 5G. Por kjo duhet të diskutohet me partnerët evropianë,” tha zëdhënësi i qeverisë. Për këtë qëllim, Gjermania shkëmben ide me partnerët e saj evropianë, veçanërisht me Francën. Komisioni i BE-së gjithashtu ka rekomanduar që BE të veprojë bashkërisht mbi sigurinë e rrjeteve 5G.