⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,134 ▲ +0.53% ETH $2,248 ▲ +0.77% XRP $1.1801 ▼ -0.95% SOL $90.2000 ▲ +0.38%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

“Reuters” transmeton live protestën për Zvërnecin, reagon Taulant Balla: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë

Protesta e qytetarëve kundër ndërtimit resortit turistik në Zvërnec ka marrë prej ditësh vëmendjen mediave prestigjioze ndërkombëtare. Sot agjencia e lajmeve Reauters po transmeton drejtpërdrejt protestën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ku mijëra vetë janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin ndaj projektit.

“Shqiptarët protestojnë kundër një resorti luksoz të planifikuar, i mbështetur nga një kompani e lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Protestat po zhvillohen kundër projektit për ndërtimin e resortit në një zonë ekologjikisht të ndjeshme të bregdetit Adriatik, për shkak të shqetësimeve mbi ndikimin e tij në mjedis”, shkruan Reuaters krahas videos së drejtpërdrejt në Facebook.

Ky transmetim ka sjellë edhe reagimin e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Duke ripostuar videon live të Reuters, ai vë në pikëpyetje interesin ndërkombëtar për protestën, duke argumentuar se pjesëmarrja ishte shumë më e ulët nga sa pretendohet.

“Si mund të bëhej një vend i vogël si i yni një lajm global? Si mund të jetë një protestë lokale, tek e cila sot ka edhe më pak se dy mijë pjesëmarrës, në një spektakël ndërkombëtar që e bën Reuters ta transmetojë live? Këta me përkushtimin “profesional” të mos e lëvizë planin majtas ose djathtas, sepse aty mbaron edhe prezenca e pjesëmarrësve. Pastaj shikojeni titullin që vendoset, për të kuptuar se nuk ua ndjen për Zvërnecin, as për Shqipërinë, për këta “aktorët” pjesëmarrës në këtë teatër pa kuptim jo e jo. Kanë hall tjetër”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.