🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,493 ▼ -0.19% ETH $2,415 ▼ -1.13% XRP $1.2969 ▼ -1.43% SOL $103.9800 ▼ -0.61%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Politika

“Revolucion imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protestat për Zvërnecin: Më argëtojnë memet

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish rrjetet sociale për të reaguar ndaj protestave qytetare që po zhvillohen kundër projektit të investimit në Zvërnec.

Përmes një gjuhe ironike, kreu i qeverisë i ka cilësuar tubimet si një “revolucion imagjinar i flamengove”, duke shprehur keqardhje për fjalimet e mbajtura atje. Nga ana tjetër, Rama ka pranuar se po argëtohet pa masë me memet e krijuara në rrjet, duke përgëzuar publikisht autorët e tyre për kreativitetin.

Ai ka shtuar me shaka se disa prej memeve të tij të preferuara nuk mund t’i publikojë dot, pasi janë “shumë të nxehta” dhe mund të ndezin keqkuptime të reja.

Rama këmbënguli se frika ndaj këtij investimi është tërësisht e pabazuar, duke e cilësuar atë si një projekt madhor që do të transformojë më tej Shqipërinë.

“Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove.

Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë”, ka shkruar Rama.

Kreu i qeverisë u është përgjigjur shpesh herë protestave qytetarë, kundër projektit që është parashikuar të bëhet në zonën e Zvërnecit. Herë me ironi dhe herë me shembuj konkretë, e argumente, Rama thotë se ky investim do e kthejë Shqipërinë në një kampione të turizmit elitar.

Ndërkohë prej më shumë se një jave, në Tiranë qytetarët kanë mbajtur protesta, në Bulevardin para Kryeministrisë, ku kërkojnë anulimin e projektit. Me thirrje dhe pankarta në duar, ata kanë paraqitur kërkesat e tyre, mes tyre edhe dorëheqja e Ramës.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.