☁️
Tiranë 33°C · Vranët 27 August 2026
S&P 500 7,676 ▼0.02%
DOW 53,464 ▼0.21%
NASDAQ 26,130 ▼0.08%
NAFTA 82.39 ▲0.19%
ARI 4,631 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $79,558 ▲ +0.9% ETH $2,504 ▲ +1.23% XRP $1.4231 ▼ -0.68% SOL $104.0200 ▲ +6.33%
S&P 500 7,676 ▼0.02 % DOW 53,464 ▼0.21 % NASDAQ 26,130 ▼0.08 % NAFTA 82.39 ▲0.19 % ARI 4,631 ▼0.48 % S&P 500 7,676 ▼0.02 % DOW 53,464 ▼0.21 % NASDAQ 26,130 ▼0.08 % NAFTA 82.39 ▲0.19 % ARI 4,631 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Bota

Revolucion në mjekësi: Përfundon me sukses operacioni i parë në botë në tru me ndihmën e IA-së

– Një pacient në Britani të Madhe është bërë personi i parë në botë, që i është nënshtruar një operacioni në tru me ndihmën e inteligjencës artificiale (IA) në kohë reale. Mjekët arritën t’i heqin tumorin me sukses, sipas BBC.

Rhys Hibbert, 48 vjeç, baba i dy fëmijëve nga Bedfordshire, kishte një tumor jo kanceroz në gjëndrën e hipofizës, një organ i vogël në bazën e trurit, që prodhon hormone të rëndësishme për trupin.

Tumori ishte rreth 11 milimetra dhe ndodhej shumë pranë enëve kryesore të gjakut, që furnizojnë trurin dhe nervave që kontrollojnë shikimin.

Ndërsa tumori rritej, ai filloi t’i shtypte nervat e shikimit dhe t’i ngushtonte fushën pamore. Mjekët paralajmëruan se pa ndërhyrje, ai mund të humbiste shikimin.

Si ndihmoi inteligjenca artificiale?

Gjatë operacionit, mjekët përdorën një kamer të hollë që futet përmes hundës deri në bazën e trurit.

Tumori ishte i fshehur pas shtresave të kockës dhe indeve, ndërsa enët e gjakut dhe nervat e rëndësishëm nuk dukeshin gjithmonë qartë. Në këtë moment hyri në përdorim IA-ja.

Sistemi analizonte pamjet e operacionit në kohë reale dhe i ndihmonte kirurgët të dallonin se ku mund të ndodheshin enët e gjakut dhe nervat e rëndësishëm.

Ai shënonte në ekran zonat ku kirurgët duhej të ishin më të kujdesshëm dhe tregonte pjesët ku ishte më e sigurt të hiqej tumori.

Në njëfarë mënyre, studiuesit e përshkruajnë atë si një “palë të dytë sysh” për kirurgun.

IA-ja ishte trajnuar duke përdorur qindra video të operacioneve të mëparshme për heqjen e tumoreve të hipofizës.

Sistemi mësoi të dallonte strukturat e rëndësishme anatomike, si enët e gjakut dhe nervat.

Megjithatë, IA-ja nuk e drejtoi operacionin. Kontrollin e plotë e kishin kirurgët, të cilët vendosnin vetë nëse do të ndiqnin apo jo sugjerimet e sistemit.

Çfarë rezultati pati?

Operacioni ishte i suksesshëm dhe tumori u hoq. Pas ndërhyrjes, Hibbert tha se shikimi i tij ishte përmirësuar ndjeshëm dhe se kishte rifituar energjinë që i kishte munguar prej kohësh.

“Më ka kthyer jetën”, tha ai.

Studiuesit duan tani ta testojnë teknologjinë në një numër më të madh pacientësh, për të parë nëse mund të përdoret në mënyrë të sigurt edhe në operacione të tjera.

Synimi afatgjatë është krijimi i një sistemi të ngjashëm me një “ChatGPT për kirurgët” – një teknologji që mund t’u japë mjekëve këshilla në kohë reale gjatë operacionit, ndërsa vendimin përfundimtar e merr gjithmonë kirurgu. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.