Riaktivizohen zjarret në Kalivaç të Lezhës, ndërhyjnë forcat e ushtrisë dhe helikopteri
Disa vatra zjarri në fshatin Kalivaç të Lezhës janë riaktivizuar, ndërsa ka nisur ndërhyrja për shuarjen e flakëve nga forcat e ushtrisë në zonën e Kodrës së Liqenit, si dhe në luginën e Vomës, në fshatin Rras.
Për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter, ndërsa vijon puna e strukturave në terren për vënien nën kontroll të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.