⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 82.23 ▼0.25%
ARI 3,571 ▼3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,678 ▼ -3.55% ETH $1,743 ▼ -3.53% XRP $0.9484 ▼ -3.92% SOL $71.3300 ▼ -4.74%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.23 ▼0.25 % ARI 3,571 ▼3.12 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.23 ▼0.25 % ARI 3,571 ▼3.12 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Politika

Rikthehen mbledhjet qeveritare Shqipëri-Kosovë, Hoxha: Po punojmë për takimin e radhës, po analizojmë mbi 60 marrëveshjet

Pas dy vitesh pa një mbledhje të përbashkët, qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës po punojnë për të caktuar takimin e radhës. Siç njofton Shqiptarja.com, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha tha për Report Tv se data mbetet ende për t’u vendosur, ndërsa kriza politike në Kosovë e kishte vështirësuar organizimin e mbledhjes.

“Ne kemi zhvilluar tetë mbledhje mes qeverive. Natyrisht që nuk ka pasur mbledhje në këto dy vitet e fundit, sepse në Kosovë ka pasur një proces zgjedhor. Ne po punojmë për të gjetur momentin e duhur për mbledhjen e radhës”, theksoi Hoxha, duke shtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë institucionalisht të konsoliduara dhe ndiqen në të gjitha nivelet.

Sipas tij, të dyja palët kanë nënshkruar mbi 60 marrëveshje dhe po analizojnë cilat janë zbatuar, cilat janë në zbatim e sipër dhe cilat kanë mbetur prapa, në mënyrë që të kenë një pasqyrë të plotë se ku janë, çfarë kanë bërë dhe çfarë u mbetet ende për të bërë.

Hoxha theksoi se Kosova ka tashmë një qeveri me mandat të qartë katërvjeçar dhe se marrëdhënia e ngushtë mes dy vendeve nuk është ndërprerë asnjëherë, as gjatë këtyre dy viteve. Sipas tij, situata tani lejon planifikim më të mirë dhe më të qartë për hapat e radhës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.