⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 82.56 ▲0.15%
ARI 3,571 ▼3.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,648 ▼ -3.44% ETH $1,742 ▼ -3.63% XRP $0.9464 ▼ -4.4% SOL $71.1700 ▼ -4.89%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.56 ▲0.15 % ARI 3,571 ▼3.11 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.56 ▲0.15 % ARI 3,571 ▼3.11 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Opinion

Trilaterali historik i Shenzhenit

AKADEMIK. PROF. ANASTAS ANGJELI

Takimi i shumëpritur i Shenzhenit ndërmjet liderëve të SHBA, Federatës Ruse dhe Republikës Poullore të Kinës përfundoi me një dokument të përbashkët, të titulluar “Deklaratë drejt paqes”. Ky zhvillim i jep samitit një përmbajtje që shkon përtej kontaktit personal mes Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin.

Vleresimet e arrira dhe angazhimet politike të kësaj Deklarate, përmbajtja e saj do jenë të një rëndësie të veçantë nga zbatimi isaj. Deklarata e krerëve të shteteve të Kinës, Rusisë dhe SHBA-së drejt paqes Xi Jinping, President i Republikës Popullore të Kinës, Vladimir Putin, President i Federatës Ruse dhe Donald J. Trump, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u takuan në Shenzhen më 19 nëntor 2026. Krerët e shteteve të Rusisë dhe SHBA-së shprehën mirënjohjen ndaj Kinës për organizimin e këtij samiti historik trepalësh. Tre krerët e shteteve zhvilluan një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh mbi situatën aktuale ndërkombëtare dhe u angazhuan për ruajtjen e stabilitetit strategjik dhe të sigurisë ndërkombëtare.

1. Si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara u angazhuan për reformimin e OKB-së, në mënyrë që organizata t’u përgjigjet më me efektivitet sfidave globale dhe t’i përmbahet misionit të saj themelor për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

2. Të tria vendet planifikojnë të rrisin prodhimin dhe furnizimin me produkte të rafinuara të naftës, në dobi të të gjitha kombeve. Ato riafirmuan rëndësinë e qëndrueshmërisë së flukseve energjetike.

3. Tre krerët e shteteve pranuan se parimi i pëlqimit të shteteve dhe respektimi i imuniteteve të zyrtarëve shtetërorë kanë rëndësi parësore dhe ranë dakord se Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe organe të tjera të ngjashme nuk duhet të abuzojnë me juridiksionin e tyre.

4. Tre krerët e shteteve riafirmuan se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë. Të tria vendet do të zhvillojnë dialog për zvogëlimin e rreziqeve bërthamore dhe parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore.

Deklarata mbështet reformimin e OKB-së. Në fushën ekonomike, ajo shpreh synimin për të rritur prodhimin dhe furnizimin me produkte të rafinuara të naftës. Një pjesë veçanërisht politike i kushtohet imunitetit të zyrtarëve shtetërorë dhe veprimtarisë së Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Teksti mbyllet me angazhimin për dialog mbi uljen e rreziqeve bërthamore dhe parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore. Tashme mund të themi se egziston një document I shkrua, i bashkëpranuar, për bashkëpunim, edhe pse ne te nuk cakton afatë dhe nuk përcaktohet një mekanizëm i hollësishëm zbatimi.

Përfundimi më i arsyeshëm është se Shenzheni prodhoi një marrëveshje politike fillestare, vlera e së cilës do të varet nga puna që do të vijojë dhe nga veprimet e nevojshme diplomatike dhe politike që kërkon kapërcimi i vështirësive që (me shumë mundësi) mund të dalin në të ardhmen. Sidoqoftë vlen të theksohet se vlera shumefishte e takimit dhe e deklaratës së përbashkët është e një rëndësie të madhe, po aq e madhe sa ishte mungesa e BE apo e Francës apo Mbretërisë së Bashkuar nga ky takim.

PËRFITIMI POLITIK I TAKIMIT ERDHI MENJËHERË

Për Putinin, vetë zhvillimi i takimit kishte vlerë.Presidenti rus u shfaq përkrah Presidentit amerikan, me Kinën si mikpritëse, në një tryezë ku diskutohej përgjegjësia për sigurinë botërore. Trump e quajti mik gjatë takimit të tyre të veçantë. Ky trajtim i shërben përpjekjes së Kremlinit për ta paraqitur Rusinë si një fuqi pa të cilën problemet ndërkombëtare nuk mund të zgjidhen. Përfitimi në imazh është i dukshëm, megjithëse nuk përbën provë për ndonjë lëshim amerikan ndaj kërkesave ruse. Ky dallim ka rëndësi për të kuptuar llogaritjen e Moskës. Një takim mund të prodhojë normalizim në gjuhën diplomatike edhe kur marrëdhëniet ekonomike mbeten të kufizuara. Për Kremlinin, krijimi i përshtypjes se izolimi politik po zbutet mund të jetë një rezultat më vete. Sa larg mund të shkojë ky përfitim varet nga vendimet që do të marrë Uashingtoni më pas.

Xi fitoi nga pozita e mikpritësit. Shenzheni e vendosi Kinën në qendër të një ngjarjeje diplomatike me vëmendje botërore. Presidenti kinez propozoi kontakte të rregullta mes udhëheqjeve dhe mekanizma komunikimi për rastet e krizave. Një propozim i tillë i lejon Pekinit të paraqitet si mbështetës i stabilitetit, në një kohë kur marrëdhëniet e tij me Uashingtonin mbeten të ngarkuara nga konkurrenca strategjike. Ende nuk është bërë e qartë nëse propozimi u kthye në një angazhim të përbashkët. Trump, nga ana e tij, e paraqiti takimin si shprehje të një qasjeje që u jep përparësi bisedimeve të drejtpërdrejta me kundërshtarët. Megjithatë vështirësia fillon kur marrëdhënia personale duhet të prodhojë ndryshime në politikën shtetërore. Ngrohtësia mes udhëheqësve mund ta lehtësojë komunikimin, por nuk e shpjegon ende çfarë është i gatshëm të pranojë secili.

Sidoqoftë, për t’i qëndruar besnikë traditës së takimeve të tilla edhe në të kaluarën, mund të themi se secili president mund të kthehet në zyrën e tij përkatëse me një histori të pëlqyeshme për publikun e vet, në të njëjtën kohë që mosmarrëveshjet që e bënë të nevojshëm takimin jo detyrimisht u zhdukën. Ukraina hyri në bisedën e ketij takimi. Një zhvillim që meriton vëmendje është vendi që zuri ne takim dhe mori Ukraina në deklaratat publike? Përpara samitit, zyrtarët amerikanë kishin treguar se lufta nuk parashikohej të ishte pjesë e formatit trepalësh. Në Shenzhen, Trump tha se dëshironte ta diskutonte përfundimin e saj. Ukraina ishte trajtuar edhe në takimin e tij të veçantë me Putinin.

Kjo tregon se diskutimi publik u zgjerua përtej pritshmërive të paralajmëruara por pa dëshmuar se u arrit një mirëkuptim për kushtet e paqes, gjë që në një fare mënyre spjegon edhe faktin se pse Ukraina nuk përmendet në deklaratën e përbashkët. Për Kievin, shqetësimi është i kuptueshëm. Diskutimi i së ardhmes së një vendi pa përfaqësuesit e tij krijon pasiguri mbi peshën që do t’i jepet vullnetit të tij. Në të njëjtën kohë, të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner paralajmëruan bisedime me Ukrainën dhe partnerët europianë në Berlin, me synimin për të afruar qëndrimet mbi një marrëveshje të mundshme paqeje. Kjo tregon se diplomacia vazhdon edhe jashtë tryezës së Shenzhenit.

Për Europën, rëndësi do të ketë mënyra si lidhen këto kanale. Konsultimi me aleatët duhet të ndikojë në përmbajtjen e negociatave. Nëse shërben vetëm për t’i njoftuar pasi janë krijuar mirëkuptime të tjera, besimi apo mosbesimi brenda marrëdhënies transatlantike vihet ne diskutim.Një marrëveshje që kërkon mbështetje europiane për t’u zbatuar ka nevojë për përfshirjen e Europës gjatë hartimit të saj. Edhe krahasimi me një “Jaltë të re” kërkon maturi. Nga informacioni i bërë public, ashtu si edhe nga deklarata e përbashkët, nuk del një marrëveshje për ndarjen e zonave të ndikimit. Megjithatë, pamja e tri fuqive që diskutojnë përgjegjësinë e tyre të veçantë për botën ngre shqetësime për vendet që varen nga respektimi i rregullave ndërkombëtare.

Për to, siguria nuk mund të mbështetet vetëm te mirëkuptimi i nje takimi mes presidentëve. Këtu qëndron një problem më i gjerë i marrëdhënieve ndërkombëtare. Fuqia u jep shteteve mundësi të ndikojnë mbi të tjerët, por nuk u jep automatikisht të drejtën të vendosin në emër të tyre. Një proces diplomatik bëhet më i qëndrueshëm kur vendet e prekura kanë arsye ta pranojnë rezultatin. Përndryshe, ajo që paraqitet si zgjidhje mund të mbartë brenda vetes kontradita dhe pikëpyetje të ardhshme.

ARMËT BËRTHAMORE MBETEN PENGESA MË E VËSHTIRË

Si tri fuqitë më të mëdha bërthamore në botë deri tani, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina janë në një pozicion unik për të diskutuar se si të zvogëlojnë numrin e armëve bërthamore në Tokë, si dhe për të zvogëluar rrezikun që këto armë të përdoren ndonjëherë. Fuqia është e pabesueshme”, tha Trump. Pra, Presidenti e ngriti çështjen e reduktimit të armëve bërthamore dhe beri propozim konkret, duke pranuar njëkohësisht vështirësinë e heqjes dorë prej tyre, kur ai shtoi se heqja dorë nga armët bërthamore është “një gjë shumë e vështirë për t’u bërë”. “Përveç eksplorimit të potencialit për reduktimin e armëve te vendeve tona dhe duhet ta them, sinqerisht është një gjë shumë e vështirë për t’u bërë. Është shumë e vështirë të heqësh dorë prej tyre si udhëheqës i një vendi, diçka që është shumë e vështirë të thuhet sepse, kështu funksionon jeta, e dini, ke mijëra armë dhe duhet t’i heqësh dorë prej tyre, megjithatë ke vende përveç nesh dhe në numër shumë më të vogël, por edhe ato kanë armë bërthamore. Pra, nuk është gjë e lehtë për t’u bërë, t’i lësh ata”, shtoi ai. Xi përsëriti qëndrimin për një botë pa armë bërthamore dhe nevojën për të shmangur luftën bërthamore.

Por edhe pabarazia e arsenaleve mbetet pengesë themelore. SHBA dhe Rusia kanë rezerva shumë më të mëdha se Kina. Uashingtoni kërkon ta përfshijë Pekinin në një kuadër të ri, ndërsa Kina ka pak arsye të pranojë detyrime që mund ta vendosin në disavantazh përballë dy fuqive të tjera. Skadimi i Neë START në shkurt e ka bërë më të ngutshme gjetjen e një zgjidhjeje, pa e bërë atë më të lehtë. Propozimi kinez për komunikimin në raste krizash mund të jetë një pikë praktike nisjeje. Një kanal që funksionon kur tensioni përshkallëzohet ka vlerë të madhe. Ai mund të ndihmojë që një veprim të mos keqinterpretohet ose që një incident të mos dalë jashtë kontrollit. Por për ta vlerësuar këtë mundësi duhet pritur nëse do të caktohen përgjegjësi dhe nëse do të fillojë puna mes ekipeve përkatëse.

EKONOMIA PRET MË SHUMË QARTËSI

Në fushën ekonomike duhet ruajtur dallimi mes samitit trepalësh dhe takimit Trump– Xi. Çështjet tregtare amerikano-kineze kanë negociatat e tyre. Trump kërkoi më shumë blerje kineze të produkteve bujqësore amerikane, ndërsa bisedimet u zhvilluan mbi një marrëdhënie, ku zbatimi i premtimeve të mëparshme mbetet burim fërkimi. Në raportimet e menjëhershme pas samitit nuk është paraqitur një paketë e re e detajuar tregtare që të mund të vlerësohej si rezultat i përbashkët i tre presidentëve.

Për bizneset, vazhdimësia e kontakteve është e dobishme. Megjithatë, investimet kërkojnë një horizont më të sigurt se marrëdhënia e mirë e shpallur në një konferencë. Një kompani që varet nga furnizimet kineze duhet të dijë nëse do të marrë licencën e eksportit. Një fermer amerikan ka nevojë të shohë porositë konkrete. Pa këtë siguri, kostoja e pritjes vazhdon të rëndojë mbi ekonominë. Pasiguria e zgjatur ndikon edhe te mënyra si ndërmarrjet e organizojnë prodhimin. Nëse presin kufizime të reja, ato mund të zgjedhin furnizime më të kushtueshme për të shmangur ndërprerjet. Kjo zgjedhje mund të jetë e arsyeshme për një kompani të veçantë, por e bën të gjithë ekonominë më të shtrenjtë. Përfitimi i një afrimi të besueshëm do të qëndronte edhe te zbutja e kësaj kostoje, e cila nuk shfaqet gjithmonë në titujt për tarifat. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për furnizimet teknologjike. Mosmarrëveshjet rreth mineraleve të rralla lidhen me varësinë industriale dhe me mundësinë që ajo të përdoret si mjet presioni. Përmirësimi i klimës politike mund ta ulë këtë rrezik përkohësisht.

Besueshmëria do të krijohej nga zbatimi i rregullave të qëndrueshme. Megjithatë, ka një kufi për atë që mund të zgjidhë tregtia. Kur një teknologji shihet si vendimtare për sigurinë kombëtare, përfitimi ekonomik nuk mjafton për të bindur një qeveri të heqë kufizimet. Prandaj, edhe një përmirësim i marrëdhënieve tregtare mund të bashkëjetojë me konkurrencë të fortë në sektorët strategjikë. Kompanive do t’u duhet ta marrin parasysh këtë ndarje në vendimet afatgjata. Tregjet financiare nuk jetojnë vetëm me lajmet e samitit. Për tregjet, përfundimi më i kujdesshëm është se Shenzheni nuk dha ende bazë për të shpallur një ndryshim të madh ekonomik. Raportimet e paradites europiane tregonin se investitorët vazhdonin të prisnin hollësi nga takimi. Ndërkohë, dollari ndikohej nga pritshmëritë për normat amerikane të interesit, kurse tregu i naftës peshonte perspektivën e furnizimit kundrejt rreziqeve për transportin në Gjirin Persik.

Këto zhvillime nuk mund t’i atribuohen automatikisht diplomacisë së ditës. Sigurisht, tregjet mund të reagojnë shpejt ndaj një sinjali politik, ndërsa ekonomia reale lëviz më ngadalë. Një ditë optimizmi në bursë nuk përkthehet menjëherë në një investim të ri ose në kredi më të lirë për një familje. Për këtë duhet që pritshmëritë të mbështeten te vendime që zgjasin. Nëse entuziazmi nuk shoqërohet me ndryshime konkrete, efekti financiar mund të shuhet po aq shpejt sa u krijua. Lidhja me Iranin mbetet me rëndësi të drejtpërdrejtë ekonomike. Siguria e kalimit në Ngushticën e Hormuzit ndikon në kostot e transportit dhe në pritshmëritë për energjinë. Trump tha se ai dhe Xi kishin interes të përbashkët për mbajtjen hapur të ngushticës.

Përpara takimit trepalësh, megjithatë, deklaroi se SHBA-ja nuk kishte nevojë për ndihmën e Kinës ose Rusisë për t’i dhënë fund luftës me Iranin. Këto mesazhe nuk ofrojnë ende një plan të përbashkët veprimi. Për familjet, rëndësia e diplomacisë do të ndihej nëse ajo ndihmon në stabilizimin e kostove të jetesës. Për shtetet e ngarkuara me borxh, një mjedis më pak i pasigurt mund të lehtësonte financimin. Këto mbeten përfitime të mundshme, të varura nga zhvillimet që do të pasojnë. Një ulje e rrezikut të perceptuar nuk garanton vetvetiu norma më të ulëta interesi, sepse mbi to rëndojnë edhe gjendja e financave publike dhe pritshmëritë për inflacionin. Edhe për Rusinë duhet dalluar afrimi diplomatik nga ndryshimi i kushteve ekonomike. Një marrëdhënie më e ngrohtë me Uashingtonin nuk do të thotë se bankat mund të rifillojnë menjëherë veprimtarinë e kufizuar nga sanksionet. Kompanitë kanë nevojë për ndryshime të qarta juridike përpara se të ndërmarrin rreziqe të reja. Masat europiane varen nga vendimet e institucioneve europiane, çka e bën përfshirjen e BE-së të rëndësishme edhe në anën financiare të çdo marrëveshjeje të ardhshme. Çfarë do ta bëjë më të besueshëm takimin? Prova e vërtetë do të vijë pasi udhëheqësit të largohen nga Shenzheni.

Vijimi i bisedimeve teknike do të tregojë nëse ekziston vullneti për t’i dhënë takimit përmbajtje dhe deklaratës së përbashkët vlerë konkrete. Sjellja e palëve në krizat e ardhshme do ta bëjë këtë gjykim më të besueshëm. Do të ketë rëndësi edhe qartësia me të cilën do të shpjegohen angazhimet. Një proces serioz duhet t’i bëjë të dallueshme detyrimet e marra nga dëshirat e shprehura në publik. Pa këtë dallim, çdo palë mund të pretendojë sukses derisa të vijë çasti i zbatimit.

* * *

Takimi i Shenzhenit krijoi një kontakt që mund të përdoret. Vetë fakti se fuqitë rivale bisedojnë është i mirëpritur, bota ka nevojë që fuqitë e mëdha të flasin me njëra-tjetrën. Ka nevojë edhe që marrëveshjet e tyre të mos e kthejnë sigurinë e të tjerëve në monedhë shkëmbimi. Për njerëzit që jetojnë me pasojat e luftërave, vlera e takimit, sigurisht, është e madhe, por ajo bëhet më e madhe dhe më e rëndësishme kur të provohet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.