⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 82.56 ▲0.15%
ARI 3,571 ▼3.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,648 ▼ -3.44% ETH $1,742 ▼ -3.63% XRP $0.9464 ▼ -4.4% SOL $71.1700 ▼ -4.89%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.56 ▲0.15 % ARI 3,571 ▼3.11 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.56 ▲0.15 % ARI 3,571 ▼3.11 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Politika

“Kontrata teknologjie pa garë”- Tabaku paralajmëron sistemin tek AKSHI: Monopol për të nxjerrë nga loja të tje

Deputetja e PD-së thotë se projektligji i propozuar nga një deputete socialiste do t’i lejonte shoqërisë të negocionte drejtpërdrejt me prodhuesit, duke rrezikuar të nxjerrë nga tregu operatorët e tjerë.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshtoi projektligjin që, sipas saj, do ta përjashtonte shoqërinë Albanian Digital Solution nga zbatimi i ligjit për prokurimin publik. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ajo paralajmëroi se mundësia për të negociuar kontrata pa garë do të krijonte monopol në tregun e teknologjisë së informacionit.

Sipas Tabakut, projektligji i propozuar nga një deputete e Partisë Socialiste përmban vetëm një nen. Ajo tha se ndryshimi do t’i lejonte shoqërisë t’u drejtohej drejtpërdrejt prodhuesve të teknologjisë, në Shqipëri ose jashtë vendit, dhe të negocionte me ta pa zhvilluar garë.

«Pra, praktikisht, ky monopol do të nxjerrë nga tregu të gjithë operatorët e tjerë», tha Tabaku. Sipas saj, ndryshimi do të godiste bizneset që kanë investuar në këtë sektor, duke ua kufizuar mundësinë për të konkurruar për kontratat publike.

Albanian Digital Solution u themelua në prill të vitit 2026 si shoqëri aksionare. Tabaku e cilësoi një AKSHI të dytë dhe ngriti shqetësimin se struktura e saj mund të lejojë hyrjen e një aksioneri privat me deri në 49% të aksioneve, ndërsa shteti do të ruante shumicën prej 51%.

Deputetja e PD-së e krahasoi modelin me KAYO-n në sektorin e mbrojtjes. Ajo përmendi edhe hetimet e SPAK-ut kur kritikoi mënyrën se si, sipas saj, ka funksionuar deri tani tregu i kontratave publike të teknologjisë.

Tabaku e lidhi projektligjin edhe me procesin e integrimit europian. Sipas saj, përjashtimi nga prokurimi publik bie ndesh me rregullat e konkurrencës dhe me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.