☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.93 ▼0.22%
ARI 4,133 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,565 ▲ +2.71% ETH $2,425 ▲ +4.35% XRP $1.3226 ▲ +3.3% SOL $96.4900 ▲ +3.26%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.93 ▼0.22 % ARI 4,133 ▲1.46 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.93 ▼0.22 % ARI 4,133 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dysh

Pavarësisht se u deklarua se zjarret në Mallakastër ishin shuar, një tjetër vatër shpërtheu pasditen e sotme.

Situatë kritike është shfaqur teksa flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar banesat në fshatin Koilac.

Për shkak të avancimit të zjarrit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për evakuimin e disa familjeve nga zona e rrezikuar.

“Në terren janë angazhuar efektivë të Komisariatit të Policisë Mallakastër, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, forcat zjarrfikëse, Forcat Kombëtare të Sigurisë, strukturat e emergjencave civile dhe ekipe të tjera të angazhuara për përballimin e situatës”, thanë autoritetet vendore.

Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Deri tani, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe me bimësi, ndërsa rreziku mbetet i lartë për banesat dhe pronat.

Flakët po përhapen në drejtim të Hekalit, Panahorit, Ribanit dhe Ngraçanit, ndërsa operacioni për izolimin dhe shuarjen e vatrave vijon.

“Policia po qëndron në terren për garantimin e sigurisë së banorëve dhe evakuimin e tyre në rast nevoje, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e emergjencave. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave. Po verifikohet edhe mundësia që zjarri të jetë shkaktuar nga veprime të kundërligjshme”, thanë burime policore.

Policia u bën apel qytetarëve të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve bimore apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e pakontrolluar e flakëve mund të rrezikojë jetën, pronën dhe mjedisin.

Autoritetet u kërkojnë qytetarëve që të raportojnë çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie në numrin 112.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.