Rikthehet Rihanna, premton risi
Heshtja e Rihannas duket se i ka shqetësuar fansat e saj në mbarë botën. Kjo heshtje nuk ka qenë vetëm në karrierën e saj muzikore, por edhe në jetën personale, si dhe në shkëputjen e gjatë nga rrjetet sociale.
Megjithatë, kjo periudhë pauze nuk zgjati më shumë se sa një vit. Këngëtarja u bë sërish aktive në faqen e saj të instagramit, si dhe deklaroi për “Daily star” se këto muaj nuk ka pushuar aspak.
“Kjo periudhë me ka ndihmuar të punoj për risi të tjera. Unë nuk dua të zhgënjej asnjë fans”, u shpreh ylli amerikan i muzikës. Në fakt duhet pranuar se, prej vitit 2012, ajo i është dedikuar turit “Diamond” nëpër botë.
Ndërkohë, muajt e fundit, Rihanna ka regjistruar rreth 20 këngë, që do të vijnë në dy albume, njëri prej të cilëve është për një film të animuar francez, që do të dalë në prill të 2015-s. Përsa i përket hiteve, që “popstar”-i nuk zhgënjen kurrë, i radhës do të vijë nga një bashkëpunim i dytë me DJ e njohur David Guetta.
Ndërsa, kur bëhet fjalë për jetën personale të Rihannas, ajo i përngjan një telenovele. Edhe pse shumë media rozë përfolën një rikthim të saj me Chris Broën, këngëtarja është parë të frekuentohet me Robert Pattinson. Aktori është parë ta shoqërojë Rihannan kudo, madje përflitet se xhelozia e tij është thuajse e sëmurë.