☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,493 ▼0.75%
DOW 52,105 ▼0.54%
NASDAQ 25,009 ▼0.97%
NAFTA 84.47 ▼2.74%
ARI 4,064 ▼1.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,714 ▼ -1.13% ETH $2,063 ▼ -2.58% XRP $1.0590 ▼ -3.24% SOL $83.6500 ▼ -3.71%
S&P 500 7,493 ▼0.75 % DOW 52,105 ▼0.54 % NASDAQ 25,009 ▼0.97 % NAFTA 84.47 ▼2.74 % ARI 4,064 ▼1.23 % S&P 500 7,493 ▼0.75 % DOW 52,105 ▼0.54 % NASDAQ 25,009 ▼0.97 % NAFTA 84.47 ▼2.74 % ARI 4,064 ▼1.23 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Opinion

Rinasi, kartvizitë e Shqipërisë që rritet?

Nga Fatos Çoçoli

Gjatë viteve të fundit, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është shndërruar në një nga treguesit më të dukshëm të ndryshimeve ekonomike dhe sociale të Shqipërisë. Rritja e e fortë e numrit të pasagjerëve, zgjerimi i rrjetit të destinacioneve dhe shtimi i kompanive ajrore e kanë pozicionuar Rinasin ndër aeroportet më dinamike të rajonit, duke e kthyer në një portë kryesore të lidhjes së vendit me Evropën dhe tregjet ndërkombëtare. Vetëm kompania ajrore me kosto të ulët Wizz Air arriti në Rinas 30 milionë pasagjerë në gjashtë vite.

Lind pyetja: a është kjo rritje vetëm një histori suksesi e transportit ajror, apo edhe një pasqyrë e ndryshimit të ekonomisë sonë, e turizmit, e investimeve dhe e rritjes së lëvizshmërisë së qytetarëve tanë?

Krahasimi i dy periudhave, vitit 2013 dhe vitit 2025, si dhe pritshmëritë për vitin 2026, tregojnë një transformim të fortë.

Nga 1,75 milionë në mbi 13 milionë pasagjerë

Shifrat flasin vetë. Në vitin 2013, Aeroporti i Rinasit përpunonte rreth 1,75 milionë pasagjerë, kishte vetëm 13 kompani ajrore dhe ofronte lidhje me rreth 20 destinacione.

Në vitin 2025, situata ishte krejt tjetër: numri i pasagjerëve arriti në 11,64 milionë, ndërsa lëvizjet e avionëve iu afruan 69.900.

Për vitin 2026, rrjeti ajror është zgjeruar në 32 kompani ajrore dhe 79 destinacione të lidhura me Tiranën. Pritshmëritë janë që deri në fund të këtij viti të përpunohen mbi 13 milionë pasagjerë.

Tabela 1. Transformimi i Aeroportit të Rinasit:

-Treguesi Viti 2013 Viti 2025 Viti 2026

-Numri i pasagjerëve 1,75 milionë 11,64 milionë Mbi 13 milionë (pritshmëri)

-Kompani ajrore 13 – 32

-Destinacione 20 – 79

-Lëvizje avionësh 10,326 69.900 Në rritje

Në vetëm 13 vjet, numri i pasagjerëve është rritur rreth 6,7 herë, duke iu afruar shtatëfishimit.

Ky nuk është thjesht një tregues i rritjes së transportit ajror. Ai pasqyron ndryshimin e madh të pozicionit të Shqipërisë në hartën e udhëtimeve evropiane dhe ndërkombëtare.

Biletat ajrore tri herë më të lira

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me çmimin e biletave. Çmimi mesatar i biletës ajrore sot në7 Rinas është rreth tri herë më i ulët se në vitin 2013.

Ky ndryshim ka një rëndësi të madhe ekonomike dhe sociale, sepse udhëtimi me avion nuk është më një shërbim që mund ta përballojnë vetëm shtresat me të ardhura të larta.

Hyrja dhe zgjerimi i kompanive me kosto të ulët, rritja e konkurrencës dhe shtimi i destinacioneve kanë krijuar mundësi të reja për qytetarët shqiptarë.

Tabela 2. Përfitimet nga bileta më e lirë:

  • Emigrantët udhëtojnë më shpesh drejt Shqipërisë
  • Familjet ruajnë më lehtë lidhjet me të afërmit jashtë vendit
  • Studentët kanë më shumë mundësi për shkëmbime akademike dhe udhëtime
  • Bizneset organizojnë më lehtë takime dhe marrëdhënie tregtare.
  • Turistët e huaj e përfshijnë Shqipërinë më lehtë në planet e tyre të udhëtimit.

Rinasi si motori kryesor i turizmit shqiptar

Nuk mund të kuptohet rritja e Rinasit pa analizuar zhvillimin e turizmit. Shqipëria ka kaluar nga një destinacion relativisht pak i njohur në një treg turistik me prani gjithnjë e më të madhe në Evropë dhe në tregjet ndërkombëtare.

Aeroporti është bërë kanali kryesor i hyrjes për një pjesë të konsiderueshme të turistëve të huaj, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e hotelerisë, restoranteve, transportit, agjencive turistike, apartamenteve me qira dhe shërbimeve të tjera.

Në këtë kuptim, Rinasi nuk është thjesht një infrastrukturë transporti, por një aset strategjik për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Megjithatë, sfida është që rritja e numrit të turistëve të shoqërohet me rritjen e cilësisë së shërbimeve, zgjatjen e sezonit turistik dhe shpërndarjen më të drejtë të përfitimeve ekonomike në të gjithë territorin.

A po e shfrytëzojmë potencialin ekonomik të një aeroporti me 13 milionë pasagjerë?

Një aeroport me këtë volum trafiku krijon mundësi shumë më të mëdha sesa të ardhurat nga biletat dhe shërbimet aeroportuale. Ai duhet shndërruar në një qendër të rëndësishme për zhvillimin e logjistikës, transportit të mallrave, tregtisë elektronike, shërbimeve të biznesit dhe investimeve ndërkombëtare.

Për Shqipërinë, një nga mundësitë më interesante është zhvillimi i transportit ajror të mallrave, veçanërisht për produktet bujqësore, ushqimore dhe ato me vlerë të lartë që kërkojnë transport të shpejtë.

Gjithashtu, zgjerimi i lidhjeve ajrore ndihmon në tërheqjen e investimeve të huaja, sepse lidhshmëria ndërkombëtare është një nga faktorët që marrin në konsideratë kompanitë kur vendosin për zgjerimin e aktiviteteve të tyre.

Në këtë kuptim, Rinasi duhet parë edhe si një instrument për zhvillimin e ekonomisë sonë prodhuese, dhe jo vetëm të turizmit.

Po. Rinasi është kartvizita e një Shqipërie më të lidhur me botën, por sfida është ta kthejmë këtë sukses të tij në zhvillim më të fortë ekonomik tonin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.