🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.34%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 86.91 ▼4.32%
ARI 4,148 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,871 ▼ -1.16% ETH $2,130 ▼ -4.36% XRP $1.0950 ▼ -5.01% SOL $86.6400 ▼ -2.79%
S&P 500 7,550 ▲2.34 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.91 ▼4.32 % ARI 4,148 ▲1.8 % S&P 500 7,550 ▲2.34 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.91 ▼4.32 % ARI 4,148 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Opinion

Për një Reformë Territoriale të Vërtetë!

Nga PJERIN NDREU

Sot, me ngritjen e komisionit parlamentar, kemi hyrë në procesin e dytë të Reformës Territoriale.

Por përpara se të diskutojmë sa bashki duhet të ketë Shqipëria, duhet të diskutojmë sa pushtet real u ka mbetur bashkive!
Sepse problemi më i madh nuk është harta territoriale, por centralizimi i kompetencave dhe dobësimi i autonomisë vendore!
Uji, territori, pronat publike, bregdeti, ndërtimi, financat dhe funksionet vendore janë fusha ku ndërhyrja dhe vendimmarrja e qeverisë qendrore duhen vënë seriozisht në diskutim.
Nuk mund të ketë vetëqeverisje vendore kur vendimet për territorin merren larg territorit! Nuk mund të ketë autonomi kur bashkitë mbajnë përgjegjësinë përpara qytetarëve, ndërsa kompetencat dhe burimet financiare kontrollohen nga qendra!
Qeveria qendrore nuk mund të jetë njëkohësisht ligjvënëse, administruese, vendimmarrëse dhe kontrolluese e gjithçkaje!
Bashkitë nuk janë drejtori rajonale të ministrive dhe kryetarët e bashkive nuk janë administratorë të emëruar nga qeveria!
Janë institucione të zgjedhura drejtpërdrejt nga qytetarët, me mandat për të qeverisur, jo thjesht për të zbatuar!
Prandaj reforma e re duhet të vendosë në qendër rikthimin dhe garantimin e kompetencave, autonominë financiare dhe ndarjen e qartë të përgjegjësive.
Nuk mund të bëjmë reformë territoriale duke ndryshuar kufijtë e bashkive, por duke lënë të paprekur centralizimin e pushtetit!
Nëse nuk ndryshon raporti mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor, rrezikojmë të bëjmë një tjetër reformë në hartë, por jo një reformë të vërtetë në qeverisje.
Reforma duhet të ndajë pushtetin, jo thjesht territorin!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.