Ekonomia

Rinovimi i eurobondit 300 milionë euro, borxh i marrë në 2010-n

Qeveria ka nisur zyrtarisht procedurat për rinovimin e eurobondit 300 milionë euro. Pas ftesës për konsulentin ligjor, Ministria e Financave ka publikuar në mediet ndërkombëtare edhe kërkesën për bankat që do të udhëheqin procesin, duke marketuar Shqipërinë në tregjet ndërkombëtare për të afruar sa më shumë investitorë.

1428931047EUROBONDI-13_14Shuma prej 300 milionë eurosh, që Qeveria synon të marrë përmes eurobondit nuk është borxh i ri, pra nuk e rrit borxhin publik të vendit, por rinovim i atij të marrë në vitin 2010. Kjo, pasi ky borxh ishte me afat pesëvjeçar dhe skadon në fund të këtij viti.

Në atë kohë, procesi i emetimit të eurobondit u udhëhoq nga dy gjigantë ndërkombëtarë, si “Deutsche Bank” dhe “JP Morgan”. Kjo ishte hera e parë në histori, që Shqipëria dilte në tregjet ndërkombëtare dhe interesi, me të cilin arriti ta sigurojë borxhin ishte 7.5 për qind në vit.

Por kushtet e tregjeve financiare ishin më të shtrënguara, nga ato që janë tani. Për këtë arsye, por edhe për shkak të besimit që vjen nga marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Qeveria shpreson që këtë herë interesat të jenë dukshëm më të ulëta.

Vetëm pak ditë më parë, Ministria e Financave kontraktoi rreth 250 milionë euro borxh të mbështetura nga një dorëzani e Bankës Botërore. Interesi total i kredisë ishte rreth 2.5 për qind, duke përfshirë edhe atë që i paguhet Bankës Botërore për garancinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button