Politika

Ristani: Të shumëfishojmë përpjekjet për të përballuar situatën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani u kërkoi degëve lokale dhe të zgjedhurve vendorë të PD-së të mbajnë kontakte të vazhdueshme me banorët dhe të informohen për gjëndjen e tyre.

Arben-RistaniSekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani vizitoi zonat e përmbytura të Fierit dhe Vlorës dhe takoi banorët e prekur nga kjo situatë e rënduar nga reshjet  dhe me gjithë përpjekjet e shtabeve lokale, gjëndja është e rënduar dhe dhjetëra banorë rrezikojnë jetën dhe pronat.

Ristani u kërkoi degëve lokale dhe të zgjedhurve vendorë të PD të mbajnë kontakte të vazhdueshme me banorët dhe të informohen për gjëndjen e tyre si dhe kërkoi bashkëpunim të plotë me autoritetet për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në vështirësi, pasi jeta e tyre dhe prona është prioritet absolut. “Kushtet e rrethanat kërkojnë domosdoshmërisht shumëfishimin e përpjekjeve dhe resurseve qeveritare”, pohoi Ristani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button