roze
Rita Ora: Ndihem si një heroinë kur nuk pi alkool
Rita Ora ka treguar anën e saj sportive në një set fotografik për revistën “Self”, ku ka zbuluar edhe sekretet e një trupi në formë.
“Është si të jesh atlete. Nuk vrapoj në maratonë, por bëj stërvitjen që mundem. Duhet të kujdesesh për trupin që të mbijetosh në botën e spektaklit”, është shprehur 24-vjeçarja me origjinë nga Kosova.
Rita shtoi se i duket vetja heroinë kur nuk rri zgjuar deri vonë dhe kur nuk pi alkool për të ruajtur format trupore.