Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse nxisin aludimet për fejesë
Robert Pattinson dhe partnerja e tij shtatzënë, Suki Waterhouse, kanë ndezur thashethemet e fejesës, pasi kjo e fundit u pa me një unazë të re ghatë një shëtitje në Londër.
Fansat reaguan ndaj një fejese të mundshme me mesazhe në rrjetet sociale.”Shumë i lumtur për ta,” shkroi një person përmes X (ish-Twitter). “Urime Rob dhe Suki dhe [bebi]”, shkroi një tjetër.
Dalja vjen vetëm disa ditë pas paraqitjes së tyre të parë të përbashkët që nga shpallja e lajmit për fëmijën.
Prindërit e ardhshëm u panë duke kaluar kohë me Taylor Swift në New York City më 6 dhjetor. Treshja më pas u drejtua në një festë në Avra Rockefeller Center, duke festuar premierën e filmit “Poor Things”.
Pas muajsh spekulimesh, Waterhouse konfirmoi se ajo ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me Pattinson gjatë setit të saj në Festivalin Corona Capital në Mexico City në nëntor.
“Vendosa të vishja diçka veçanërisht të shkëlqyeshme sot, sepse mendova se mund të largonte vëmendjen nga diçka tjetër që po ndodh”, tha artistja në një video teksa bënte gjeste drejt barkut të saj. “Nuk jam e sigurt nëse po funksionon,” shtoi ajo me shaka.