☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,743 ▼0.8%
DOW 51,596 ▼0.14%
NASDAQ 26,914 ▼1.07%
NAFTA 94.95 ▲0.86%
ARI 4,113 ▼1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,856 ▼ -2.14% ETH $2,431 ▼ -3.54% XRP $1.3331 ▼ -3.2% SOL $103.9700 ▼ -3.62%
S&P 500 7,743 ▼0.8 % DOW 51,596 ▼0.14 % NASDAQ 26,914 ▼1.07 % NAFTA 94.95 ▲0.86 % ARI 4,113 ▼1.55 % S&P 500 7,743 ▼0.8 % DOW 51,596 ▼0.14 % NASDAQ 26,914 ▼1.07 % NAFTA 94.95 ▲0.86 % ARI 4,113 ▼1.55 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Premier League

Rodri nuk përjashton asgjë: Unë te Real Madridi? Do ta shohim pas Botërorit

Mesfushori i Manchester City dhe fituesi i “Topit të Artë”, Rodri, ka komentuar për herë të parë zërat që e lidhin me një transferim te Real Madridi, pa dhënë garanci për qëndrimin e tij në Angli.

Duke folur për “MARCA” gjatë grumbullimit të kombëtares spanjolle për Botërorin, 29-vjeçari u shpreh: “Zërat për Real Madridin? Janë pjesë e futbollit. Personalisht jam i përqendruar të bëj liderin për kombëtaren, ky është rrugëtimi im. I kuptoj këto zëra, por nuk kam ndërmend të humbas kohë me to. Do ta shohim pas Botërorit”.

Deklarata ka tërhequr vëmendje, pasi Rodri nuk e përjashtoi mundësinë e një largimi nga City, ndërsa kontrata e tij me klubin anglez skadon në vitin 2027. Mesfushori foli edhe për gjendjen e tij fizike: “Vij i freskët pas një sezoni që në aspektin personal ishte i mirë, edhe pse si skuadër nuk arritëm gjithçka që dëshironim. Kam më pak ritëm se në vitin 2024, por nga ana tjetër kam edhe më pak ndeshje në këmbë”.

Për shanset e Spanjës në Botëror, ai shtoi: “Është kompliment të konsiderohesh mes favoritëve, por kjo duhet treguar në fushë. Parashikimet vlejnë pak. Botërori është shumë i gjatë dhe kërkues. Jemi të gjithë në gjendje shumë të mirë dhe të entuziazmuar për atë që na pret”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.