☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 13 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 84.88 ▼3.23%
ARI 4,239 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
₿ CRYPTO
BTC $63,957 ▲ +0.75% ETH $1,677 ▲ +0.6% XRP $1.1500 ▲ +1.24% SOL $67.8200 ▲ +1.59%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 %
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
13 Jun 2026
Breaking
Premier League

Rodri: Titulli nuk varet vetëm nga ne, do të jem 100% i gatshëm për Kupën e Botës

Lajme të mirë për Manchester City dhe Spanjën: Rodri është kthyer në fushë dhe po e pret me besim Kupën e Botës. Mesfushori spanjoll luajti gjashtëdhjetë minuta në fitoren 1-0 në finalen e FA Cup kundër Chelsea, duke ndihmuar ekipin e Pep Guardiola të siguronte trofeun e dytë të sezonit.

Rodri kishte qenë jashtë fushave për pesë ndeshje për shkak të një dëmtimi në ijë. Ai foli për vështirësitë që kishte përjetuar javët e fundit. “Jam shumë i lumtur që jam kthyer. Ishte paksa e çuditshme sepse dëmtimi nuk ishte serioz, por zgjedhja e momentit të duhur për t’u kthyer nuk ishte e lehtë“, shpjegoi mesfushori.

Numri 16 i City pranoi se ende kishte disa dyshime para finales, por ndjenjat e tij pas ndeshjes ishin pozitive: “Isha gjithashtu pak nervoz para se të filloja këtë finale, por shkoi shumë mirë. Këto gjashtëdhjetë minuta ishin të rëndësishme për trupin tim.”

Rodri më pas shprehu optimizëm përpara Kupës së Botës, e cila fillon muajin tjetër. “Do të jem 100%. Ishte vetëm një problem i vogël, megjithëse gjithmonë ekziston frika se mund të përkeqësohet. E kalova testin sot dhe u ndjeva mjaft mirë. Jam ende 20% larg, por është vetëm çështje javësh.”

Manchester City, pasi fitoi Carabao Cup dhe FA Cup, tani ëndërron Premier League. Për ta arritur këtë, ata do të kenë nevojë për dy fitore në ndeshjet e fundit dhe një gabim nga Arsenal. “Nuk varet vetëm nga ne, por në futboll gjithçka mund të ndodhë“, përfundoi Rodri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.