🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 81.10 ▼0.18%
ARI 4,391 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,525 ▼ -0.02% ETH $1,888 ▲ +0.48% XRP $1.0124 ▲ +0.86% SOL $76.0500 ▲ +0.64%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.10 ▼0.18 % ARI 4,391 ▼0.66 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.10 ▼0.18 % ARI 4,391 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
14 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Rokas: Maqedonia e Veriut ka pasur përshpejtim në procesin e reformave

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas tha se vendi ka pasur një përshpejtim të procesit të reformave në krahasim me Raportin e vitit të kaluar.

Ai shtoi se pret që sinqerisht raporti i këtij viti do të jetë në gjendje të tregojë se është arritur përparim dhe se do të ketë rezultate.

Sipas Rokas, përgatitja e Raportit është duke u zhvilluar dhe duhet të finalizohet në shtator, dhe fundi i qershorit është afati i fundit për hapat dhe masat që Qeveria dhe ministritë duhet të zbatojnë.

“Raporti vjetor i Komisionit Evropian është duke u përgatitur dhe duhet të finalizohet deri në shtator ose në fillim të shtatorit, kështu që mendoj se ajo që mund të vihet re atje është se deri më tani është bërë shumë punë e vështirë. Jam i bindur se ky do të jetë një raport që do të tregojë përparim, në krahasim me Raportin e mëparshëm të Komisionit Evropian. Por ajo që është më e rëndësishme është agjenda e reformave. Bashkimi Evropian ka punuar ngushtë me Qeverinë dhe ministritë për të bërë përparim në disa fusha. Sa i përket disa hapave ose masave që duhet të ishin zbatuar nga Qeveria dhe ministritë deri tani, afati i tyre skadon në fund të qershorit. Megjithatë, në përgjithësi, në krahasim me Raportin e vitit të kaluar, mund të vërejmë se ka pasur një përshpejtim të procesit të reformave, kështu që shpresoj sinqerisht që raporti i këtij viti do të jetë në gjendje të tregojë se është bërë përparim dhe se do të ketë rezultate”, tha ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Mihalis Rokas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.