Rokas: Rinia nuk ka vende për zbavitje përveç kazinove dhe bastoreve, Qeveria duhet të gjejë zgjidhje
Euromabsadori Mihalis Rokas në vizitën e tij në Komunën e Kërçovës është njoftuar për së afërmi me sfidat e këtij rajoni, siç thotë ai, në një kohë të rëndësishme kur vendi aspiron drejt BE-së, duke rikujtuar edhe numrin e projekteve që janë realizuar dhe po realizon në këtë anë me mjete evropiane.
Në pyetjen e gazetarëve për mungesë të atraksioneve për të rinjtë në këtë vend, Rokas me sugjerim që kjo të zgjidhet në mënyrë kolektive dhe me një qasje gjithëpërfshirëse. Përndryshe shtohet vala e migracionit, thotë ai.”
“Është e vërtetë se nëse të rinjtë nuk kanë opsione të tjera, nuk kanë kinema, nuk kanë salla sportive, nuk kanë vend ku do të zbaviten, përveç kazinove dhe bastoreve, mendoj që nuk u mbetet gjë tjetër pos të migrojnë, që është një çështje tjetër shumë e madhe sociale. Qeveria duhet të punojë që të gjejë zgjidhje, t’i japë përgjigje kësaj. Bashkimi Evropian jep nëpërmjet masave për rini. Mundohet që të sigurojë gjithashtu arsimim cilësor për të rinj. Bashkimi Evropian punon me Ministrinë e Arsimit, me qëllim që të përgatiten ligje të mira të cilat gjithashtu do të mundësojnë kushte të mira për arsim. Këtu e kemi edhe ERASMUS+, gjithashtu u ndihmon sipërmarrësve të rinj për hapjen e START AP-ve të ndryshme.”, – deklaroi euroambasadori, Mihalis Rokas.
Me kryetarin e Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski dhe këshillin komunal, diskutimet janë përqendruar në përfitimet e anëtarësimit në BE, si dhe në ndikimin e mbështetjes financiare të Unionit në këtë rajon.
“Me vetë prezencën e tij, zotëri Rokas më solli mesazh, gjithashtu edhe BE-ja përcjell mesazh ndaj nesh si komb, si shtet, si komunë, një dorë të shtrirë për bashkëpunim të përbashkët, përparim të raporteve tona, ndihmë të përbashkët dhe përmirësimin e jetesës në komunën tonë dhe në përgjithësi në shtetin tonë.”, – theksoi kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski.
Vizita e euroambasadorit Rokas në Kërçovë është pjesë e një iniciative informuese që synon të sjellë BE-në dhe procesin e integrimit te vendit më afër komuniteteve lokale. Për këtë arsye, Rokas është takuar edhe me përfaqësues të shoqërisë civile me pjesëmarrje edhe në një diskutim të hapur me qytetarët e Kërçovës. /rtvm2



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.