☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.64 ▲0.13%
ARI 4,075 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,095 ▼ -5.17% ETH $2,238 ▼ -7.46% XRP $1.1942 ▼ -9.37% SOL $90.0400 ▼ -6.72%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Rolando Maran: Ëndrra ime është Botërori me Shqipërinë, do të jetoj këtu për ta kuptuar më mirë këtë realitet

Trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran, ka mbajtur konferencën e parë për media pas prezantimit zyrtar në krye të kuqezinjve, duke shprehur emocionet dhe objektivat e tij në këtë aventurë të re.

Tekniku italian falënderoi presidentin e Federatës për besimin e dhënë, derisa vlerësoi punën e paraardhësit të tij, Sylvinho, për rezultatet dhe frymën që ka krijuar te Kombëtarja shqiptare.

“Është një krenari e madhe për mua të drejtoj një Kombëtare që përfaqëson një popull kaq krenar. Dua të transferoj në fushë dashurinë për këtë komb dhe për këtë fanellë. Do të japim maksimumin me gjithë stafin”, deklaroi Maran.

Ai theksoi se dëshiron një skuadër agresive dhe me identitet të fortë në fushë.

“Dua një skuadër agresive. Duhet të demonstrojmë se jemi të fortë në fushë. ADN-ja ime është kjo dhe dua ta transmetoj në çdo ndeshje”, u shpreh ai.

Maran bëri të ditur se e ka ndjekur prej kohësh Kombëtaren shqiptare dhe njeh mirë shumicën e futbollistëve, sidomos ata që aktivizohen në kampionatin italian. Ai zbuloi se ka biseduar edhe me ish-trajnerin kuqezi, Gianni De Biasi, nga i cili ka marrë këshilla të vlefshme.

“Kam folur me De Biasin, mikun tim dhe një trajner shumë i mirë. Më ka dhënë disa ndihma dhe konsiderata që besoj se do të më ndihmojnë”, tha ai.

Trajneri italian u ndal edhe te objektivat madhorë të Kombëtares, duke e cilësuar kualifikimin në Botëror dhe Europian si ëndërr të përbashkët.

“Botërori dhe Europiani janë ëndrra juaj dhe imja. Do të bëjmë maksimumin për të sjellë rezultatet që të gjithë dëshirojmë. Besoj se me një grup të bashkuar kjo mund të arrihet”, deklaroi Maran.

Ai konfirmoi gjithashtu se do të transferohet për të jetuar në Shqipëri, në mënyrë që të jetë më afër ekipit dhe realitetit futbollistik në vend.

“Nëse dua ta stërvis mirë këtë skuadër, duhet të jetoj këtu. Duhet të jem më afër realitetit”, përfundoi trajneri i ri kuqezi.

Leave a Reply Cancel reply

 


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.