Politika

Roli i agjencive të lajmeve në luftën kundër terrorizmit

Roli i medias në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit në rajonin e Mesdheut, ishte tema e asamblesë së 24 të agjencive të lajmeve të vendeve të Mesdheut që po mbahet në Sharm El-Sheik të Egjiptit,  nga 11 – 14 tetor 2015.

Lufta kundër terrorizmit si një shqetësim por dhe angazhim global, mbetet në qendër të informacioneve të gjithanshme që transmetohen nga mediat.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), z. Gëzim Podgorica nënvizoi se asnjë vend nuk ka imunitet në këtë betejë të vështirë dhe të gjatë pavarësisht se sa afër apo larg është vatrave të konfliktit.

“Këto konflikte fatkeqësisht janë të shumta në disa pika të globit dhe vetëm një aleancë e fuqishme dhe e sinqertë, ul efektin dhe rrezikun e tyre. Media ka një rol të madh në këtë drejtim. Jo vetëm si pasqyruese e ngjarjeve pasi kjo është detyra e saj por dhe për rolin e vet sensibilizues. Duke qënë se ka një mision shumë kompleks, të rëndësishme janë mesazhet që përcjellim për të neutralizuar sa më shumë të jetë e mundur përhapjen e terrorizmit dhe për të krijuar klimën paqësore të bashkëjetesës dhe komunikimit”, deklaroi z.Podgorica.ATSH 1

“Media ka një sërë formash për të ushqyer pozitivisht publikun me nevojën e qasjes ndaj paqes dhe bashkëjetesës. Ne jetojmë sot në një shoqëri të hapur e mjaft diversive por të tilla e të shumta, janë dhe format që media por dhe agjencitë tona kanë për promovimin e vlerave komplekse të së kaluarës dhe të sotmes që rrezikohen nga terroristët”, nënvizoi në fjalën e tij z. Podgorica.

Gjatë punimeve të asamblesë, u diskutua dhe për mbrojtjen e gazetarëve në zonat e konflikteve. Jetët e tyre janë të rrezikuara dhe ne jemi dëshmitarë të mjaft prej humbjeve të tyre.

ATSH 2Po paguhet një çmim i lartë për të informuar publikun po pavarësisht kësaj, transmetimet e lajmeve do të  vazhdojnë. Publiku, vetëm duke njohur këtë realitet fatkeq për kohën që jetojmë, sensibilizohet dhe më shumë.

Asambleja e 25-të do të mbahet në Shqipëri vitin e ardhshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button