☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,693 ▲0.68%
DOW 53,239 ▲0.91%
NASDAQ 26,249 ▲0.7%
NAFTA 86.68 ▼0.17%
ARI 4,664 ▲2.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $77,532 ▲ +7.33% ETH $2,402 ▲ +4.25% XRP $1.4119 ▲ +13.42% SOL $91.6800 ▲ +5.55%
S&P 500 7,693 ▲0.68 % DOW 53,239 ▲0.91 % NASDAQ 26,249 ▲0.7 % NAFTA 86.68 ▼0.17 % ARI 4,664 ▲2.03 % S&P 500 7,693 ▲0.68 % DOW 53,239 ▲0.91 % NASDAQ 26,249 ▲0.7 % NAFTA 86.68 ▼0.17 % ARI 4,664 ▲2.03 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Bota

ROMË – Meloni: Pakti i ri i migracionit të BE-së, pikë kthese për Italinë

ROMË, 21 gusht /ATSH-ANSA/ – Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbrojtur qasjen e qeverisë së saj ndaj migracionit, duke e cilësuar Paktin e ri të Azilit dhe Migracionit të Bashkimit Evropian si një “pikë kthese pozitive” për Italinë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meloni tha se rregullat e reja, të cilat hynë në fuqi në qershor, ofrojnë “mbrojtje dukshëm më të fortë për vendet e hyrjes së parë” në lidhje me procedurat e azilit.

Sipas rregullave të Dublinit, përgjegjësia për shqyrtimin e një kërkese për azil bie në parim mbi vendin e BE-së ku migranti ka hyrë fillimisht. Ndërkohë, disa vende anëtare kanë paralajmëruar se synojnë të kthejnë në Itali azilkërkues që kanë hyrë në BE përmes territorit italian dhe më pas kanë udhëtuar drejt vendeve të tjera të bllokut.

Çështja ka shkaktuar së fundmi tensione mes Italisë dhe Gjermanisë. Roma refuzoi të pranonte kthimin e një migranti që kishte mbërritur në ishullin italian të Lampeduzës në mars dhe më pas kishte udhëtuar drejt Gjermanisë.

Meloni argumentoi se pakti i ri mund të jetë në interes të Italisë, pasi parashikon një shpërndarje më të drejtë të përgjegjësive në fushën e migracionit, si dhe mbështetje financiare për vendet e mbërritjes së parë.

Megjithatë, opozita italiane ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si po menaxhon situatën. Elly Schlein, drejtuesja e Partisë Demokratike, e cilësoi zhvillimin e fundit si një “bumerang flagrant”, duke iu referuar edhe politikave të Italisë për kontrollet kufitare pas rritjes së flukseve migratore.

Pakti i ri evropian synon të krijojë një sistem më të përbashkët të menaxhimit të azilit dhe migracionit, duke kombinuar përgjegjësinë e vendeve të hyrjes me mekanizma solidariteti dhe mbështetje për shtetet më të ekspozuara ndaj flukseve migratore./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.