☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.04 ▲2.63%
ARI 4,187 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,729 ▼ -0.73% ETH $2,419 ▼ -1.68% XRP $1.3082 ▼ -2.57% SOL $104.3700 ▼ -1.62%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.04 ▲2.63 % ARI 4,187 ▲0.4 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.04 ▲2.63 % ARI 4,187 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Bota

ROMË – Papa Leone XIV i bën thirrje Putinit për armëpushim në Ukrainë

ROMË, 16 tetor /ATSH-ANSA/- Papa Leone XIV zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, për t’i kërkuar një armëpushim në qytetin Oleshky, në jug të Ukrainës, ku shumë civilë kanë mbetur të bllokuar mes luftimeve të ashpra, pa ushqime të mjaftueshme dhe me shumë pak ndihmë mjekësore.

Gjatë bisedës telefonike me Putinin, kreu i Kishës Katolike shprehu shqetësimin e tij për gjendjen humanitare në këtë qytet të rajonit të Khersonit, i cili është i izoluar nga forcat ruse, njoftoi Vatikani.

Në të njëjtën kohë, papa përsëriti thirrjen e tij për paqe dhe dialog mes palëve në luftë.

Sipas Kremlinit, Putini i uroi papës shërim të shpejtë pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e një tumori, të cilës iu nënshtrua këtë javë.

Ai falënderoi Vatikanin për gatishmërinë për të ndërmjetësuar në luftën në Ukrainë dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve humanitare.

Putini fajësoi Ukrainën për situatën në Oleshky.

Megjithatë, ai deklaroi se mbështet përpjekjet e Vatikanit, për të garantuar sigurinë e banorëve dhe furnizimin e tyre me ndihma.

Papa Leone e zhvilloi bisedën nga spitali “Gemelli” në Romë, ku 71-vjeçari po qëndron që prej së martës. Vatikani nuk bëri të ditur se sa zgjati biseda telefonike.

“Papa, i lindur në SHBA, e argumentoi kërkesën për armëpushim me nevojën për të mundësuar dërgimin e ushqimeve dhe ndihmës mjekësore, si dhe evakuimin vullnetar dhe të sigurt të popullsisë civile”, thuhet në deklaratën e Vatikanit.

Ukraina po mbrohet nga pushtimi i plotë rus prej më shumë se katër vjetësh e gjysmë, me ndihmën e vendeve perëndimore.

Gjatë kësaj periudhe, Vatikani ka tentuar disa herë, por ndërmjetësimi mes dy palëve ka rezultuar pa sukses.

Vatikani është përmendur gjithashtu si një vend i mundshëm për zhvillimin e bisedimeve të paqes, por Moska e ka refuzuar këtë mundësi.

Qyteti i vogël i Oleshky-t, i cili është i izoluar prej muajsh, ndodhet në territorin e pushtuar nga Rusia, në jug të Ukrainës, në brigjet e lumit Dnipro.

Sipas të dhënave ukrainase, rreth 2 000 njerëz kanë mbetur të bllokuar atje për shkak të veprimeve të forcave ruse.

Organizatat humanitare kanë paralajmëruar prej kohësh për gjendjen shumë të rëndë të banorëve.

Khersoni, kryeqyteti i rajonit që kontrollohet nga Ukraina, ndodhet vetëm 9 kilometra larg Oleshky-t. Mes dy qyteteve kalon vija e frontit, zona ku përballen forcat kundërshtare.

Kremlini e ka akuzuar vazhdimisht ushtrinë ukrainase se pengon dërgimin e ushqimeve në Oleshky përmes sulmeve me dronë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.