☁️
Tiranë 10°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,699 ▲1.72%
DOW 53,336 ▲2.99%
NASDAQ 25,811 ▲1.73%
NAFTA 88.46 ▼7.94%
ARI 4,068 ▲3.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,031 ▲ +3.05% ETH $2,409 ▲ +5.28% XRP $1.2993 ▲ +1.72% SOL $94.5400 ▲ +1.34%
S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 53,336 ▲2.99 % NASDAQ 25,811 ▲1.73 % NAFTA 88.46 ▼7.94 % ARI 4,068 ▲3.24 % S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 53,336 ▲2.99 % NASDAQ 25,811 ▲1.73 % NAFTA 88.46 ▼7.94 % ARI 4,068 ▲3.24 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

ROMË – Turistët i shpëtojnë vapës me vizitat magjike të natës në Koloseum

ROMË, 15 gusht /ATSH-AFP/ – Turistët që vizitojnë Romën po gjejnë një mënyrë më të freskët dhe më të veçantë për të eksploruar një prej monumenteve më të famshme të botës; Koloseumin gjatë natës.

Për shkak të temperaturave të larta dhe valëve të të nxehtit që kanë përfshirë kryeqytetin italian, Koloseumi ka zgjatur këtë verë oraret e vizitave deri në orën 23:00.

Biletat për vizitat e natës janë shitur të gjitha dhe turistët që morën pjesë gjatë kësaj jave e përshkruan përvojën si “magjike” dhe “romantike”.

“Pas perëndimit të diellit është shumë më komode”, tha Victor Li, ndërsa vizitonte arenën dhe kalimet nëntokësore ku dikur mbaheshin kafshët dhe gladiatorët. “Temperaturat më të ulëta pas mbrëmjes po i bëjnë këto vizita veçanërisht tërheqëse për turistët”, shtoi ai.

Një tjetër vizitore, Svetlana Spielberg, nga Shtetet e Bashkuara, e cilësoi iniciativën një ide shumë të mirë.

Ajo tha se gjatë ditës është shumë nxehtë, ndërsa Koloseumi i ndriçuar gjatë natës është “shumë i bukur” dhe krijon një atmosferë më romantike.

Deri më tani, vizitat e natës zhvilloheshin dy herë në javë, por këtë verë numri është dyfishuar në katër net në javë, duke përfshirë edhe të premten dhe të shtunën.

Drejtori i kompleksit të Koloseumit, Simone Quilici, tha se zgjerimi synon t’u japë mundësi vizitorëve që preferojnë orët më të freskëta.

Iniciativa është bërë e mundur falë një fondi të Ministrisë italiane të Kulturës dhe mund të zgjatet edhe gjatë muajit shtator.

Autoritetet po marrin parasysh temperaturat e larta dhe kërkesën e madhe nga turistët për të vizituar monumentin në orët e mbrëmjes.

I ndërtuar në shekullin e parë, Koloseumi është amfiteatri më i madh në botë dhe dikur priste rreth 50 mijë spektatorë për shfaqje publike, luftimet e gladiatorëve dhe gjuetinë e kafshëve.

Për Marco Pravinin, i cili e kishte vizituar edhe gjatë ditës, përvoja e natës është krejt ndryshe; ndriçimi, qetësia dhe atmosfera e bëjnë Koloseumin “shumë më magjik”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.