☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,672 ▲0.27%
DOW 50,942 ▲0.07%
NASDAQ 26,945 ▲0.31%
NAFTA 91.62 ▲1.33%
ARI 4,207 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $84,793 ▲ +0.9% ETH $2,701 ▲ +0.76% XRP $1.4976 ▼ -0.13% SOL $118.3200 ▼ -0.73%
S&P 500 7,672 ▲0.27 % DOW 50,942 ▲0.07 % NASDAQ 26,945 ▲0.31 % NAFTA 91.62 ▲1.33 % ARI 4,207 ▲0.48 % S&P 500 7,672 ▲0.27 % DOW 50,942 ▲0.07 % NASDAQ 26,945 ▲0.31 % NAFTA 91.62 ▲1.33 % ARI 4,207 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Bota

ROMË – Wadephul takohet me Tajanin, në fokus zgjerimi i BE-së dhe siguria e Evropës

– Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johann Wadephul u takua sot në Romë me homologun e tij italian, Antonio Tajani, për të diskutuar çështje që lidhen me të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe sigurinë e Evropës.

Në qendër të bisedimeve ishte zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Gjermania dhe Italia mbështesin përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE.

Para vizitës në Romë, Wadephul tha se Gjermania dhe Italia duhet të punojnë së bashku, për t’i afruar më shpejt vendet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Ai e cilësoi zgjerimin e BE-së në këtë rajon, si një çështje shumë të rëndësishme për Evropën dhe tha se vendet që bëjnë përparim në reformat e kërkuara, duhet të shohin përparim edhe në procesin e anëtarësimit.

Wadephul theksoi gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojnë reformat, veçanërisht në shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe bashkëpunimin mes tyre.

Një tjetër temë e diskutimeve ishte forcimi i ekonomisë evropiane.

Gjermania dhe Italia janë dy nga vendet kryesore industriale të Evropës dhe duan të bashkëpunojnë, për ta bërë ekonominë evropiane më konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

Sipas Ministrisë së Jashtme gjermane, të dyja vendet përfaqësojnë së bashku rreth 40% të prodhimit industrial të Evropës.

Berlini dhe Roma kërkojnë gjithashtu një Bashkim Evropian më të aftë, për të marrë vendime dhe për të vendosur prioritetet e tij ekonomike dhe të sigurisë.

Në bisedime u përfshi edhe siguria evropiane dhe mbështetja për Ukrainën.

Ministria e Jashtme gjermane bëri të ditur para takimit, se mbështetja për Ukrainën në luftën kundër Rusisë do të ishte një nga temat e vizitës së Wadephul në Itali.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së Wadephul në Itali, pas pjesëmarrjes së tij në takimin e ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Malin e Zi.

Gjermania dhe Italia festojnë këtë vit 75-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike dhe kanë deklaruar synimin, për të forcuar bashkëpunimin e tyre në çështjet evropiane, ekonomike dhe të sigurisë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.