☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 01 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 102.54 ▼2.41%
ARI 4,626 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $77,988 ▲ +1.92% ETH $2,294 ▲ +1.3% XRP $1.3865 ▲ +1.15% SOL $83.6300 ▲ +0.57%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 102.54 ▼2.41 % ARI 4,626 ▼0.07 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 102.54 ▼2.41 % ARI 4,626 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
01 May 2026
Breaking
Politika

Romeo Kara: Gara në PD duhet të legjitimohet, përndryshe opozita mbetet e dobët

Juristi Romeo Kara, i ftuar në emisionin “3 D nga Alban Dudushi” në RTSH, ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe ndikimin e tyre në të ardhmen e opozitës shqiptare.

Sipas Karës, gara brenda PD-së pritet të përqendrohet tek çështja e legjitimitetit dhe mënyra se si do të organizohet përballja mes figurave kryesore. Ai theksoi se Partia Demokratike është formuar historikisht si një parti anti-sistem, e mbështetur fort te karizma e Sali Berishës dhe një lidership i fortë.

“E gjithë gara do të përqendrohet tek momenti nëse do të kemi legjitimim të garës apo jo. PD ka lindur si një parti anti sistem, parti populiste, u mbështet fortë dhe pati pikë të fortë karizmin e Berishës dhe pikërisht në të gjithë realitetin dhe zhvillimet. Salianji mund të ketë dhe nxitjen e tij personale për të luftuar egon e tij, mllefet por ka të drejtën e tij. ka një investim siç është dhe shpirtëror dhe me kohë. Kjo parti erdhi duke u forcuar, momenti që ka kaluar ’97 ishte momenti që mund të shkëputej nga Sali Berisha dhe pjesa më aktive e partisë në atë kohë vetëm rreth një lideri të fortë mund të mbijetojnë. Erdhi një momenti që u provuar dhe me Lul Bashën përballë që ai e mori partine dhe kishim një kryetar formal, por një lider që qëndronte atje në ADN e partisë dhe si të thuash, kishte të drejtën gati gati të pronësisë”, u shpreh Kara.

Ai shtoi se mungesa e një sfiduesi real ndaj Berishës ngre pyetje serioze për të ardhmen e PD-së dhe aftësinë e saj për të përballuar mazhorancën. Sipas tij, opozita duhet të ishte fokusuar në riorganizim dhe shkëputje nga e kaluara, në vend të krijimit të përplasjeve të reja të brendshme.

Kara kujtoi gjithashtu periudha të ndryshme të historisë së PD-së, përfshirë pas vitit 1997 dhe drejtimin e Lulzim Bashës, duke theksuar se partia shpesh ka funksionuar rreth një lideri dominues, i cili ka pasur ndikim të fortë në “ADN-në” e saj politike.

“De fakto kemi Berishën që do konkurrojë kundër Berishës, në çfarë ka thënë Salianji ai ka plotësisht të drejtë. Nuk fiton njeri përball Berishës, por gara legjitimohet. Nëse nuk del njeri përball Berishës, çfarë sjellë kjo në PD? Çfarë do të sjellë në përballje me partitë e tjera, me mazhorancën. Duhet ë ndahen nga një e kaluar dhe këtë kohë ta shfrytëzonin për tu riorganizuar jo për të krijuar sherre tjera, këtu janë disa hapa mbrapa dhe kjo nuk është në favorin e opozitës”, tha avokati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.