🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 25 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.83 ▼0.73%
ARI 4,019 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $60,943 ▼ -2.76% ETH $1,618 ▼ -3.01% XRP $1.0752 ▼ -2.96% SOL $67.9600 ▼ -2.27%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.83 ▼0.73 % ARI 4,019 ▲0.26 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.83 ▼0.73 % ARI 4,019 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
25 Jun 2026
Breaking
Politika

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

Avokati Romeo Kara vlerësoi protestat, duke thënë se ato vranë frikën e popullit për t’u ngritur për të drejtat e tyre.

Por avokati Kara shtoi se mes protestuesve ka edhe deputetë dhe eksponentë të lartë të PD-së. Ai tha se deputetët e PD-së nuk mund të dalin në protestë, pa u ndarë më parë nga Sali Berisha.

Me ironi avokati Kara tha se nuk mund të ngrihen 300 mijë shqiptarë për të hequr Edi Ramën nga pushteti dhe për të vendosur në vend të tij djalin e Fahri Balliut, Klevisin.

“Unë mendoj se nuk ka për të dështuar në konceptin e ndikimit historik protesta. Mund të ketë një ashilacion. Fatkeqësisht e ka atë ashilacion. Por unë mendoj që protesta shënon vetëdijen e një populli, i cili mendon që demokracia me përfaqësim ka marrë fund dhe ka atë vlerën do të thoja… Aty ka njerëz, edhe ish-gjyqtarë që kanë ikur nga sistemi, që dalin. Pra në radhë të parë, ky popull u mësua të vrasë frikën. Një popull që çohet fiton, një popull që guxon e përballet, fiton. Dhe është fatkeqësi që njerëzit që pretendojnë se janë zgjedhur me votë, t’i bëjnë këtij populli atë që i kanë bërë. Padrejtësia këtu është bërë normë. Edhe unë fëmijët e mi po i mbaj me zor për t’i thënë që s’mund të jetë model suksesi anti-vlera, krimineli.

Ne na e kanë neveritur këtë jetë këta. Jo vetëm që s’ka drejtësi, por ke marrë gjithë pasuritë kombëtare. Ky vend ekziston të hanë këtu 10 barkderra dhe të vuajnë shqiptarët. Nëse shkojnë këta të Berishës atje, pa deklaruar ndarjen nga Berisha, atëherë ata nuk janë më protestues, por manipulues të protestës. Nuk mund të thuash ‘Rama në burg, Berisha pak më pak në burg’. Këta të PD nuk rrinë pa ngrënë. Këta pilafin e hanë gjithmonë. Tani të heqim Ramën dhe të marrim çunin e Fahriut, kjo nuk na shkon, të çohemi 300 mijë veta për çunin e Fahriut. Këta duan të vdesin në karrige. O është gëzuar Saliu tani që është zvogëluar protesta…”, tha mes të tjerash Romeo Kara për Report Tv.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.