🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼0.84%
DOW 49,891 ▲0.6%
NASDAQ 23,620 ▼1.95%
NAFTA 81.61 ▲1.8%
ARI 3,557 ▼2.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $59,620 ▼ -2.76% ETH $1,672 ▼ -3.38% XRP $0.9180 ▼ -2.53% SOL $69.0700 ▼ -5.47%
S&P 500 7,176 ▼0.84 % DOW 49,891 ▲0.6 % NASDAQ 23,620 ▼1.95 % NAFTA 81.61 ▲1.8 % ARI 3,557 ▼2.6 % S&P 500 7,176 ▼0.84 % DOW 49,891 ▲0.6 % NASDAQ 23,620 ▼1.95 % NAFTA 81.61 ▲1.8 % ARI 3,557 ▼2.6 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Politika

“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi thotë se Ron Yeffet është investitor privat, në prodhimin e armëve në Shqipëri.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nufi u shpreh se akuzat e opozitës për trafik armësh, janë absurde.

Nufi sqaroi se akoma nuk ka ardhur teknologjia për prodhimin e armëve. Sipas ministrit, kompania shtetërore, vendos në dispozicion një aset të vjetër, ndërsa pala private sjell investimin, teknologjinë dhe licencën e saj.

Ministri u shpreh:

“Në Ministrinë e Mbrojtjes ka një iniciativë që nga viti 2024. Nuk mund të ketë prodhim në një institucion që nuk ka një agjenci tjetër që nuk e mbikëqyr. Modeli që zgjodhëm ne, një shoqëri do prodhonte, një agjenci do kontrollonte prodhimin. Që dikush të prodhojë, kalon një sërë filtrash verifikimi. Demontimi kryhet në Mjekës, prodhimin kemi vendosur ta bëjmë edhe me bashkëpunime private. Kompania shtetërore vendos një aset të vjetër, pala private sjell paratë, teknologjinë dhe licencën. Nuk po flasim për të prodhuar raketa hipersonike. Ajo që ne patjetër duam të ngremë, impiante prodhimi për nevojat minimale që kanë FA. Kemi dy kompani të tjera, Timak Defence që bën mjetet e fortifikuara. Nuk ndodh në Europë kjo. Nuk është kaq e thjeshtë të prodhosh. Investimet vijnë nga kapitalet private. Rasti i Ron Yeffet, nuk merrem me përgjimet e dynjasë. Ish-zëvendëskryeministri është larg, ia jep dikush tjetër. Po të ishte i besueshëm, do përballej me drejtësinë. Bashkëpunimi i dytë është prodhimi i armëve të lehta. Investimi është i gjithë privat. Akoma nuk ka ardhur teknologjia që të shkojmë tek akuzat për trafik armësh. Është absurde. Kemi edhe dy bashkëpunime të tjera”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.