🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼0.84%
DOW 49,891 ▲0.6%
NASDAQ 23,620 ▼1.95%
NAFTA 81.61 ▲1.8%
ARI 3,557 ▼2.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $59,620 ▼ -2.76% ETH $1,672 ▼ -3.38% XRP $0.9180 ▼ -2.53% SOL $69.0700 ▼ -5.47%
S&P 500 7,176 ▼0.84 % DOW 49,891 ▲0.6 % NASDAQ 23,620 ▼1.95 % NAFTA 81.61 ▲1.8 % ARI 3,557 ▼2.6 % S&P 500 7,176 ▼0.84 % DOW 49,891 ▲0.6 % NASDAQ 23,620 ▼1.95 % NAFTA 81.61 ▲1.8 % ARI 3,557 ▼2.6 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Politika

“KPD-ja e vitit 2001 çau Partinë Socialiste”- Klosi për situatën politike: Për të mos shkuar tek ai skenar, morëm vendimin e përjashtimit!

Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, u shpreh se vendimi për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar u mor që të mos përsëritej skenari i KPD-së që, sipas tij, “çau Partinë Socialiste” në vitin 2001.

“Ajo që tani shihet me ëndje nga ata që bëjnë analiza mbi Partinë Socialiste dhe presin që të kthehet prapë te ato debatet e brendshme të viteve 2001-2003, që ishin shfaqje të bukura në televizion apo gazeta, pasi PS-ja furnizonte me debatet dhe epitetet karshi njëri-tjetrit, dhe dukej sikur ishim mirë sepse flisnim për njëri-tjetrin. Por, ishte ndarja që ndodhi në KPD-në e 2001-t që e çau Partinë Socialiste, u duk sikur u pajtuan pastaj Nano e Meta duke u futur në qeveri së bashku, por në 2003 u kuptua që ai bashkim ishte fallco. Ndarja u bë e madhe pastaj, duke u krijuar një parti tjetër me votat e PS-së. Në 2005 pastaj u humb pushteti sepse nuk u fokusua te ajo që duhej të bënte, te qeverisja e vendit dhe realizimi i më të mirës për shqiptarët. Për të mos shkuar tek i njëjti skenar, kemi marrë një vendim i cili ka të bëjë me qeverisjen dhe jo me ofrimin e debatit tonë të brendshëm e të problematikave të brendshme”, tha Klosi në studion e “Off the Record”, në A2CNN.

Më tej ai shtoi:

“Nëse ka një gjë që ndodh tani në PS, është debati që bën kjo parti me veten e saj në mënyrë periodike. Bëjmë mbledhje disaorëshe për problematika të caktuar. Për shembull, çfarë po ndodh me Kadastrën, me legalizimet, me investimet publike. Ne mblidhemi çdo javë, drejtuesit politikë me ministrat, dhe diskutojmë çdo problematikë që kemi në territor. Debati për paketën fiskale, për ligjin e sponsorizimeve, ka qenë debat i gjatë. Edhe çdo të premte deputetët takojnë qytetarët, mbledhin problemet e tyre”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.