TURQI – Rrëzohet helikopteri ushtarak gjatë stërvitjes, humbin jetën pesë ushtarë
– Pesë ushtarë humbën jetën, pasi një helikopter ushtarak i Forcave Ajrore turke, u rrëzua sot gjatë një fluturimi stërvitor në provincën Eskişehir, në pjesën perëndimore të vendit, sipas “Reuters”.
Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se helikopteri i tipit “AS-532 Cougar” ishte ngritur nga baza ajrore në Eskişehir për një mision stërvitor, por u rrëzua gjatë fluturimit.
Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje dhe gjetën rrënojat e mjetit fluturues, ndërsa më vonë ministria konfirmoi vdekjen e pesë ushtarëve që ndodheshin në bord.
Helikopteri u rrëzua pranë zonës Yörükakçayır, rreth 15 kilometra në perëndim të qytetit të Eskişehirit. Shkaku i aksidentit nuk është bërë ende i ditur.
Ky është aksidenti i dytë fatal me një helikopter ushtarak në Turqi, brenda më pak se dy javësh.
Më 12 nëntor, një tjetër helikopter ushtarak i tipit S-70 u rrëzua pranë provincës Malatya, në jug të vendit, duke shkaktuar vdekjen e katër anëtarëve të ekuipazhit. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.