🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.56 ▼14.51%
ARI 4,844 ▲3.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,316 ▲ +3.9% ETH $2,232 ▲ +5.98% XRP $1.3718 ▲ +4.21% SOL $84.5400 ▲ +6.01%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.56 ▼14.51 % ARI 4,844 ▲3.4 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.56 ▼14.51 % ARI 4,844 ▲3.4 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Roth: BE s’është i plotë pa Kosovën, dhuna në Kuvend e papranueshme

Ministri gjerman i Shtetit për Evropë, Michael Roth, në një konferencë për medie, pas takimit me ministrin për Integrime Evropiane të Kosovës, Bekim Çollaku, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Kosovën, ndërsa ka përshëndetur punën e ekzekutivit në drejtim të përmbushjes së kritereve të parashtruara.

“Jam i lumtur të uroj Kosovën për hyrjen në fuqi të MSA-së para tri javësh, që është hap madhor drejt perspektivës evropiane të vendit tuaj. Po ashtu është shenjë e qartë për angazhimin e BE-së në Kosovë”.

“Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa Kosovën. Pjesëmarrja e Kosovës e barabartë me fqinjët në nisma rajonale tregon qartë për interesimin tonë për këtë gjë”, njofton Klan Kosova.

“Ne do të qëndrojmë me ju kur punoni dhe e afroni vendin tuaj kah BE-ja. E dimë që me padurim e pritni liberalizimin e vizave dhe ndjenjën e izolimit, sidomos për të rinjtë”.

“Qeveria e Kosovës ka arritur rezultate mbresëlënëse në drejtim të liberalizimit të vizave”.

Ai është shprehur i shqetësuar me dhunën e përdorur në Kuvendin e Kosovës dhe inaugurimin e presidentit të vendit, ndërsa ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për shtetin, njofton Klan Kosova.

“Jemi të brengosur me përdorimin e gazit lotsjellës në procesin e inaugurimit të presidentit të Kosovë. Dhuna nuk ka vend kur presidenti është i zgjedhur në mënyrë demokratike, por as në Kuvendin e Kosovës”.

“Gjermania do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën, si mike dhe partnere”.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Roth ka thënë se janë duke pritur një raport tjetër, por që gjërat janë duke ecur në drejtimin e duhur.

“Gjermania, si Franca, mbështet sistemin pa viza dhe jemi të vetëdijshëm rreth pritjeve të qytetarëve të Kosovës. Ne jemi duke pritur një raport tjetër dhe duhet ta dini që ambienti për vendime të tilla është shumë sfidues. Gjërat janë duke ecur në drejtimin e duhur”.

“Por duhet ta dini që deri në shtator të vitit të kaluar, 43 për qind e emigrantëve në Gjermani kanë qenë nga Ballkani Perëndimor. Vetëm falë bashkëpunimit me qeveritë e vendeve, kemi arritur që këtë shifër ta zvogëlojmë shumë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.