🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 01 June 2026
S&P 500 7,581 ▲0.02%
DOW 50,910 ▼0.24%
NASDAQ 26,998 ▲0.1%
NAFTA 93.74 ▲7.3%
ARI 4,488 ▼2.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $71,599 ▼ -2.73% ETH $1,969 ▼ -2.09% XRP $1.2866 ▼ -3.4% SOL $79.6900 ▼ -2.86%
S&P 500 7,581 ▲0.02 % DOW 50,910 ▼0.24 % NASDAQ 26,998 ▲0.1 % NAFTA 93.74 ▲7.3 % ARI 4,488 ▼2.29 % S&P 500 7,581 ▲0.02 % DOW 50,910 ▼0.24 % NASDAQ 26,998 ▲0.1 % NAFTA 93.74 ▲7.3 % ARI 4,488 ▼2.29 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
Premier League

Rregull i ri në futboll, “truku” i përdorur nga Donnarumma dhe Guardiola do të ndalohet në Botëror

Portieri është i vetmi lojtar që mund të marrë ndihmë mjekësore në fushë pa u detyruar të largohet nga loja. Pikërisht kjo situatë është shfrytëzuar shpesh nga disa skuadra dhe trajnerë për të marrë udhëzime taktike gjatë ndërprerjeve të lojës. Një rast i diskutuar ndodhi në nëntor, kur trajneri i Leeds, Daniel Farke, akuzoi portierin e Manchester City, Gianluigi Donnarumma, se kishte simuluar një dëmtim për të “anashkaluar rregullat” dhe ndërprerë lojën.

Për këtë arsye, IFAB ka vendosur që gjatë Kupës së Botës 2026, lojtarët të mos lejohen të shkojnë pranë zonës teknike për të folur me trajnerët kur portieri është duke marrë ndihmë mjekësore.

Kreu i arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina, shpjegoi: “Portieri ka të drejtë të dëmtohet, por lojtarët nuk kanë të drejtë të largohen nga fusha për të marrë një lloj pushimi taktik me trajnerët e tyre. Ishte e çuditshme të shihje në fushë vetëm arbitrin, fizioterapistin dhe portierin”.

I ashtuquajturi “timeout taktik i portierit” është përdorur vitet e fundit për të dhënë udhëzime të reja, ose prishur ritmin e kundërshtarit. Zakonisht portieri ulet në fushë dhe kërkon ndërhyrjen e stafit mjekësor, ndërsa lojtarët mblidhen pranë trajnerit për të marrë instruksione.

Sipas rregullit të ri, në rast dëmtimi të portierit, lojtarët e të dyja skuadrave duhet të qëndrojnë në pozicionet e tyre, ose të mblidhen në rrethin qendror. Collina sqaroi gjithashtu se nuk do të ketë kartonë të verdhë apo masa të tjera disiplinore për lojtarët që tentojnë t’i afrohen trajnerit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.