Ekonomia

Porti i Shëngjinit, i përzgjedhur si “Histori frymëzuese suksesi”, nominohet për çmimin evropian të biznesit

Porti i Shëngjinit, në Lezhë është nominuar për çmimin evropian të biznesit në Festivalin Ndërkombëtar “Triumfi i Biznesit & NataEuropiane e Ndarjes së Çmimeve”, që do të mbahet në Kanë, Francë në datat 6-7 tetor 2017.

I përzgjedhur si një “Histori Frymëzuese Suksesi”, çertifikata e çmimit në mbrëmjen Gala që do të organizohet në Kanë, do të merret nga drejtori i Përgjithshëm i këtij porti, Gjovalin Tushaj.

Në njoftimin për shtyp sqarohet se Drejtori i Portit të Shëngjinit, Tushaj është ftuar për të marrë pjesë në këtë ceremoni nga Komiteti i Nominimeve Sokrates, që është edhe organizatori i këtij eventi së bashku me bordin redaktues Almanak.

“Komiteti Sokrates e ka nominuar kompaninë tuaj për çmimin prestigjioz ndërkombëtar të cilësisë dhe sferës së menaxhimit – “Ndërmarrja më e Mirë Rajonale”. Kjo është mirënjohja për reputacionin tuaj të shkëlqyer në biznes, menaxhimit efektiv, zhvillimit të vazhdueshëm të kompanisë. Drejtuesit të kompanisë do t’i jepet titulli “Manaxheri më i Mirë i Vitit” bashkë me çertifikatën personale”, thuhet në dokumentin e ftesës dërguar drejtorit të portit Shëngjin, Gjovalin Tushaj .

“Ju mund të përfaqësoni kompaninë tuaj si një “Histori Frymëzuese Suksesi” përpara anëtarëve të EBA-s, partnerëve dhe t’u përgjigjeni pyetjeve gjatë “Diskutimit në Panel”. Të ndjeni madhështinë e bukurinë e Bregut Blu në Kanë, Francë – kryeqytetit botëror të festivaleve! Festivali Ndërkombëtar “Triumfi i Biznesit & NataEuropiane e Ndarjes së Çmimeve” do të kryejë një organizim të profilit të lartë të marrëdhënieve Biznes-me-Biznes (B2B), të grupeve, të mjeshtrave, konferencave dhe intervistave”, sqarohet më tej në ftesë.

Në ftesë theksohet se “kompania juaj u përzgjodh si rezultat i rankimit mbi bazën e këtyre kritereve: thithje e investimeve, teknologji e lartë dhe cilësi, staf profesional dhe metodave moderne të menaxhimit. Puna kërkimore është kryer nga qendra analitike e Komitetit të Nominimit Sokrates (Oksford, Angli) me synimin e përzgjedhjes së kompanive të suksesshme e dinamike që i bashkohen komunitetit ndërkombëtar të bizneseve e që përfitojnë prej mbështetjes së tyre të veçantë dhe promovimit të investimeve”.

Porti detar i Shëngjinit, ndodhet në pjesën veriore të Republikës së Shqipërisë dhe është porti i vetëm në këtë zonë. Porti mban emrin e qytetit me të njëjtin emër “Shëngjin”. Pas viteve ’90 i është kushtuar rendësi zhvillimit të këtij porti duke u nisur nga pozicioni i favorshëm gjeografik, për të përballuar zhvillimin e gjithë zonës së veriut dhe më gjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button