Kronika
Rrëshen, vritet me armë zjarri një punonjës i OSHEE-së
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Rrëshen, ku mësohet se një punonjës i OSHEE-së është vrarë me armë zjarri.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se viktima është shtetasi Saimir Jaku, shef sektori në drejtorinë qendrore të Tiranës. Ai ka mbajtur më parë postin e drejtorit të tensionit të lartë në zonën e veriut.
Rrethanat e ngjarjes dhe autorët e saj ende nuk dihen. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.