🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,751 ▼0.45%
DOW 53,457 ▼0.51%
NASDAQ 26,656 ▼0.27%
NAFTA 84.35 ▲2.37%
ARI 4,473 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,364 ▲ +1.89% ETH $1,909 ▲ +1.26% XRP $1.0010 ▼ -0.03% SOL $75.8900 ▲ +0.84%
S&P 500 7,751 ▼0.45 % DOW 53,457 ▼0.51 % NASDAQ 26,656 ▼0.27 % NAFTA 84.35 ▲2.37 % ARI 4,473 ▲0.81 % S&P 500 7,751 ▼0.45 % DOW 53,457 ▼0.51 % NASDAQ 26,656 ▼0.27 % NAFTA 84.35 ▲2.37 % ARI 4,473 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

Rrëshqitja e dherave në zonën e Currilave, kryebashkiakja Sako: Nevojitet projekt i detajuar për stabilizimin e kodrës

Rrëshqitjet e vazhdueshme të kodrës në zonën e Currilave, ku pak ditë më pare detyroi banorët e një pallati të largoheshin nga banesat e tyre, kanë rikthyer shqetësimin për sigurinë e zonës dhe nevojën për një zgjidhje afatgjatë. Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, deklaroi se stabilizimi i kodrës kërkon një projekt të detajuar teknik dhe një investim të konsiderueshëm financiar, i cili tejkalon mundësitë e buxhetit të Bashkisë.

“Do të jetë një projekt shumë i rëndësishëm, një projekt i cili do të ketë një vlerë të madhe dhe nuk besoj që do të mbulohet dot nga bashkia. Do të kërkojmë mbështetje dhe në fondet ndërkombëtare sepse ka mundësi financimi besoj dhe nëpërmjet fondeve të Bashkimit Europian për çështjet e mjedisit”, tha Sako.

Sako bëri të ditur se Bashkia ka kërkuar mbështetjen e institucioneve përgjegjëse për kryerjen e studimeve gjeologjike dhe hartimin e një projekti të plotë, që do të përcaktojë ndërhyrjet e nevojshme për stabilizimin e terrenit.

“Ne para pak ditësh patëm një rrëshqitje të kodrës në Zonën e Vilës. Rrëshqitje e cila ka ndodhur dhe disa herë gjatë muajit janar në periudhën e reshjeve dhe ne që pas janarit kemi kërkuar mbështetjen e institucioneve për të bërë të mundur analizat gjeologjike të kodrës dhe për të bërë të mundur që të hartojmë një projekt të detajuar”, u shpreh Sako.

Sipas autoriteteve vendore, pas përfundimit të studimeve do të synohet sigurimi i fondeve për zbatimin e projektit, përmes qeverisë shqiptare, por edhe programeve dhe fondeve ndërkombëtare, përfshirë ato të Bashkimit Europian që mbështesin projektet për mbrojtjen e territorit dhe menaxhimin e rreziqeve natyrore.

Ndërkohë, zona vijon të monitorohet nga strukturat përgjegjëse, ndërsa ekspertët pritet të përcaktojnë masat konkrete për të shmangur rrëshqitje të tjera dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.