Teknologji

NASA, test 150 milionë USD për zbritje në Mars

nasa1Agjencia e gjithësisë e Shteteve të Bashkuara, NASA, thotë se një ekperiment për testimin e teknologjisë për aterimet e ardhshme në Mars, ishte në pjesën më të madhe i suksesshëm. NASA mbrëmë e ka dërguar një makinë në formë të pjatës, të ngjitur për një balonë me helium, lartë në qiell. Kjo makinë, me emrin “Low Density Supersonic Decelerator”, është lansuar nga një bazë ushtarake në një ishull të Havait. Qëllimi ishte të testohet një unazë gome e mbushur me ajër dhe një parashutë, nëse ato mund ta ulin shpejtësinë gjatë rënies së anijes kozmike gjatë një aterimi eventual në Mars. Të gjitha teknologjitë kanë funksionuar në mënyrë përkatëse, por parashuta dështoi që të hapet plotësisht dhe makina ra në Oqeanin Paqësor. Përkundër dështimit të parashutës, NASA tha se ishte e kënaqur me këtë test, i cili kushtoi 150 milionë dollarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button